Auditimi i energjisë dhe opsionet e vendosjes në praktikë

 energjisë dhe opsionet e vendosjes dhe opsionet e vendosjes në opsionet e vendosjes në praktikë energjisë dhe opsionet e dhe opsionet e vendosjes

Autori: Dr. Lorenc Gordani

Pedagog, Universiteti Metropolitan Tirana

Auditet e energjisë janë investigime qe bëhen me qellim te identifikimit te mënyrës se si konsumohet energjia, dhe nëpërmjet tyre sigurohet identifikimi i masave qe mund te ndërmerren për reduktimin e kostove duke kursyer energjinë ne ndërtesa, ne proceset industriale, ne transport, apo shume fusha te tjera. Sa këtu nder te tjera sjell përfitime shume te rëndësishme ne shfrytëzimin e burimeve natyrore, mbrojtjen e mjedisit, krijimin e punësimit, etj.

Megjithëqë efekte shume te rëndësishme te sjella me sipër, për bizneset dhe ndërmarrjet e ndryshme ne finale shtysa definitive qe bën qe kursimi i  energjisë te gjeje aplikim, jo vetëm ne teori por edhe ne praktike, mbështetet ne logjiken ekonomike. E thëne ndryshe, ne praktike gjithmonë do shtrohet pyetja, a ja vlen nga ana financiare investimi qe duhet te bëjmë për te arritur një kursim energjie, dhe a do sjelle kjo përfitime ekonomike?

Po si është situata sot dhe ku jemi ne realitetin shqiptare?

Për te kuptuar sa me sipër sjellim qe kjo fushe ne Shqipëri dhe deri diku ne rajon (madje ne disa raste edhe ne vendet e Evropës lindore) është ne fillimet e saj edhe se ne zgjerim te vazhdueshëm. Megjithatë ideja e auditimeve energjetike dhe certifikimi për ndërtesat rezidenciale dhe ato të shërbimit, si edhe për konsumatorët industrialë ishin të parashikuara qe në Planin Kombëtar te Veprimit për Efiçencën e Energjisë te vitit 2011. Lidhur me këtë ishte parashikuar edhe trajnimi i stafit të menaxherëve të ndërtesave për të monitoruar konsumin e energjisë në ndërtesat publike.

Kuadër i cili është kërkuar me ngulmë te plotësohet nga organizmat ndërkombëtare dhe ka pare mbylljen e një procedure për shkelje me vendosjen e kërkesës perentore për përmbushje te detyrimeve ndërkombëtare ne ketë fushe, vetëm pak kohe me pare nga Sekretariati i Energjisë ne Vjenë, ne vijim te ministerialit mbajtur ne Prishtine ne fund te Dhjetorit 2017.

Pra me gjithë vështirësitë dhe ngecjet e reformës ne shume sektorë, efiçienca është një fushe qe po kërkohet me patjetër qe te hapet! E gjitha bene qe tashme është duke u ecur me plotësimet me aktet nënligjore, duke parashikuar te mundshme brenda fundit te këtij viti edhe çeljen për here te pare te konkursit për auditorët e energjisë. Sa këtu parashikohet qe kjo figure profesione, ne mënyre te ngjashme me profesionet e lira ne interes publik, t’i nënshtrohet një testi publik për marrjen e lejes se ushtrimit te këtij aktiviteti.

Nga ana tjetër vendi ka një potencial të jashtëzakonshëm për kontraktim te performancës energjetike me kursime të konsiderueshme në ndërtesat publike dhe sektorët e tregtisë dhe industrisë. Megjithatë, pavarësisht gjendjes se dobët te stokut aktual të ndërtesave, pengesat për zbatimin e kontraktimit të shërbimeve energjetike për sektorin e banesave vazhdojnë te jene të mëdha (nga bërja efektive e Agjencisë deri tek fondi i efiçencës).

Për me shume, tregu për ESCO-t dhe kontraktimin e performancës energjetike qe te lancohet ka nevoje për një kuadër rregullator të qartë te opsioneve të financimit dhe stimujve, si dhe njohjes së kostove dhe pasjes së eksperiencës në furnizim. Opsion qe pas ndarjes se kompanisë te furnizimit shpresohet te sjelle me afër mundësinë e sigurimit të shërbimeve për mbështetje te masave të EE-së.

Pavarësisht sfidave te shumta qe sa me sipër paraqet, çdo investim i ndërmarrë ne baze te rekomandimeve te auditimeve energjetike sjelle ne shumicën dërrmuese te rasteve përfitime me shume leverdi financiare. Madje edhe ato kompani qe punojnë ne mënyre eficiente ne drejtim te kursimit te  energjisë duhet te realizojnë survejime dhe auditime te konsumit te  tyre çdo dy tre vjet, duke identifikuar ne vazhdimësi masa kursimi te kostove te  energjisë me leverdi ekonomike.

Shënim: Autorësia dhe opinionet e sa me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.