Përmirësimi i klimës së biznesit për një zhvillim të qëndrueshëm

Autori: Dr. Lorenc Gordani

Publikuar, me 8 prill 2018

Sistemi energjetik sot është në evolucion te vazhdueshëm dhe Shqipëria me potencialin e saj të lartë të burimeve natyror te ripërtëritshëm, ka një mundësi të artë të paktën për të ndalur rritjen e vazhdueshme të importeve të energjisë elektrike (qe do të thotë ndalim te importit te CO2 nga centralet e vjetra me qymyr te rajonit) te cilat ne vitin e kaluar arritën nivelin e rreth 200 mil Euro.

Për me shume nëse do vazhdojmë te investohemi ne ketë drejtim, bazuar ne ekonominë e shkalles dhe duke qene se kostoja e teknologjive të energjisë së ripërtëritshme vazhdon te jete ne rënie, kjo do të mundësojë jo vetëm të bëhemi te pavarur nga importi por edhe luhatjet e çmimeve te energjisë, madje duke ndikuar edhe në modernizimin e të gjithë strukturës së ekonomisë sonë.

Rrugëtimi drejt një drejtimi të tillë, siç parashihet me Kartën e Qëndrueshmërisë te Ballkanit Perëndimore te miratuar në Samitin e Parisit më 4 korrik 2016, duhet te kaloj nëpërmjet krijimit te udhërrëfyesve indikativ kombëtarë për masat zbatuese të kërkuara për te rritur besimin e investitorëve në tregjet e qëndrueshme të energjisë.

Sa me sipër duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur për të mos ndikuar në hapat e ardhshme që do të duhen te ndërmerren për target e reja pas 2020. Për këtë, duhet të punohet mbi te gjitha për forcimin e kapaciteteve të autoriteteve administrative kombëtare për të mbikëqyrur dhe qeverisur procesin në mënyrë të pavarur, proaktive dhe transparente.

Më konkretisht, sot në Shqipëri një numër organesh publike merren me investimet, përfshire ato te huaja. Keshtu, para së gjithash ka nevojë për më shumë qartësi për organin përgjegjës për fushën e promovimit dhe mbrojtjes së investimeve. Kjo duhet të pasohet nga krijimi i një pike të vetme administrative kontaktuese (e ngjashme me modelin one-stop shop), veçanërisht për investitorët e huaj dhe zhvillimin e nje udhërrëfyesi në fushën e energjisë së rinovueshme.

Por sfidat e mësipërme kane pasur një progres shumë të vogël në të gjithë 6 vendet e Ballkanit Perëndimore (BP6) siç raportohet shpesh nga Raportet e Monitorimit të Qëndrueshmërisë së BP6 të Sekretariatit të Energjisë me seli ne Vjene. Mungesa janë regjistruar në të gjitha vendet anëtare, me përjashtim te Malit te Zi. Po ashtu Serbia në bashkëpunim me UNDP i eshte shtuar përpjekjeve për te ndihmuar investitorët për projekte që lidhen me burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Kështu ne konkluzion sjellim qe megjithe pengesat e shumta, dekarbonizimi i hershëm nuk duhet të “errësohet” nga fakti se ndryshimet strukturore janë politikisht të vështira dhe lidhen me kostot e rregullimit afatshkurtër. Për me shume, zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të energjisë është një temë, që përveç pjesës se investimeve të mëdha infrastrukturore, mbi te gjitha ka nevojë për shumë “masa të buta”, qe jep mundësinë e te aktivizuarit ne vazhdimësi për të shkuar përpara.

Shënim: Autorësia dhe opinionet e sa me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc.gordani@euroelektra.al”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.