Politika Kombëtare për Efiçiencën e Energjisë
Përgatiti: Dr. Lorenc Gordani
Me 1 Prill 2018
Eficienca energjetike është një instrument strategjike. Praktikisht ajo konsiderohet “burimi me i mire i energjisë”. Mundësitë e pamat te saj bllokohen nga barrierat artificiale si hapja e tregut dhe heqja e subvencioneve. Masa “smart” qe do te sillnin jo vetëm rritjen e rendimentit ne përdorimin e energjisë por mbi te gjitha punësim dhe standarde te larta ekonomike.
Sektori i energjisë konsiderohet si strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit. Për të ofruar një kuadër parimesh operative që mundësojnë planifikimin e politikave qeveritare, në mënyrë të koordinuar, koherente dhe të integruar, vendi ka miratuar një Sistem Planifikimi të Integruar (SPI). Një karakteristikë kryesore e SPI-së është Strategjia e dytë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI-II), e cila përshkruan objektivat kombëtare për periudhën 2015-2020.
Keshtu, SKZHI-II identifikon furnizimin me energji, në mënyrë të sigurte dhe me kosto efektive, si një objektiv kryesor të politikave për Shqipërinë. Kjo është përcaktuar në kuadër të qëllimeve më të gjera ekonomike, që përfshijnë një normë rritjeje reale të përkohshme e të synuar të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) prej 4.9%, deri në 2020.
Megjithëse sa me sipër u verifikua te ishte në kontrast me një normë rritjeje të ngadalësuar edhe se pozitive, ndërmjet 2009 dhe 2013, e shkaktuar pjesërisht nga efektet e krizës financiare globale të 2008-2009, konsumi final i energjisë në Shqipëri prapëseprapë u rrit pas 2014, kryesisht në sajë të sektorit të hekurit dhe çelikut. Keshtu, gjatë periudhës 2009-2014, konsumi final i energjisë u rrit nga 1,871 ktoe në 2,070 ktoe (rreth 11%).
Për të përmirësuar performancën e sektorit të energjisë dhe për të përmbushur objektivat e mësipërme, Plani Kombëtar i Veprimit për Burimet e Energjisë së Rinovueshme (PKVBER), për periudhën 2015-2020, përcakton arritjen e objektivit 38% të vitit 2020. Në lidhje me Efiçiencën e Energjisë (EE), ligji i referimit për efiçiencën e energjisë nr. 124/2015 transpozon shumë prej kërkesave të Direktivës 2012/27/BE (“Direktiva për Efiçiencën e Energjisë”).
Në mënyrë të ngjashme, ligji mbi Performancën Energjetike të Ndërtesave (PEN), i cili transpozon Direktivën 2010/31/BE (“Direktiva për Performancën Energjetike të Ndërtesave”) hap një fushë me potencial të lartë në Shqipëri. Së bashku, me zhvillimet e hapjes se tregut energjetikë, sa këtu do te krijojnë kushtet mbi të cilën mund të ngrihet një kuadër rregullator i plotë, duke përfshirë strukturën institucionale dhe mbështetjen financiare te domosdoshme.
Për ketë tashme thelbësore mbetet qe ndjekja me preserverance nga politika e parimit “eficienca e para” te rroket edhe nga biznesi me mbështetjen e donatoreve (te paktën ne fazën e pare). Vetëm kështu do te behej e mundur qe një seri konventash, strategjish, te mos mbeten ne teori ose kufizohen me përafrim legjislacionin, por te kalohet ne hapat e vënies ne praktik. Kjo sepse çdo mase e vonuar përkthehet ne një kosto ne afatgjate për konsumatorin.
Shënim: Autorësia dhe opinionet e sa me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc.gordani@euroelektra.al”.
Most Read Publications
Most Visit Sections