EuroElektra ju fton te bëheni pjese e Panairit “Work & Study”

pjese e panairit work study euroelektra pjese e panairit work pjese e panairit work euroelektra pjese e panairit e panairit work study

Më datat  28-29-30 mars 2018, në ambientet e Pallatit të  Kongreseve në Tiranë, do të zhvillohet edicioni i 9-të i Panairit “Work & Study”,  i cili është një eveniment ku shpalosen mundësitë më të mira për studim dhe kërkesat aktuale të tregut të punës.

Në këtë Panair, krahas ekspozimeve të kompanive më të mëdha të punëdhënësve ne Tirane, si dhe institucioneve të edukimit arsimor kombëtar e ndërkombëtar, do të jete pjesëmarrëse edhe kompania EuroElektra sh.p.k. Cilido i interesuar për punësim ose praktika është i mirëpritur te na vizitoje pranë stendës tone.

Në këtë edicion, “Work & Study” synon të hedhë një strategji të re në tregun e punës dhe të studimit, duke dëshmuar rrugën se si brezi i ri sot, të jetë nesër sipërmarrësi i së ardhmes. Për këtë qëllim, gjatë ditëve të panairit do të jenë të pranishëm lektorë me përvojë në fushën e zhvillimit profesional dhe ekonomik që do të përcjellin eksperiencat e tyre dhe do të orientojnë të rinjtë drejt tregut të punës.

Panairi hapet çdo ditë në ora 09.00 dhe mbyllet në ora 20.00 dhe për me shume mund te gjendet ne agjendën bashkëngjitur.

Shënim: Autorësia dhe opinionet e sa me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë nga ESCo Adriatik për të siguruar saktësinë e tij, ai nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc.gordani@euroelektra.al”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.