
Kontrata mes KESH dhe OSHEE, rishikim në funksion të tregut
Kontrata mes KESH dhe OSHEE, katër drafte në konsultim, rishikim në funksion të tregut 15/03/2018 Enti Rregullator i Energjisë ka nxjerrë për konsultim katër modele kontratash që rregullojnë marrëdhënien që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë me njëri-tjetrin. Burime pranë kompanive thanë se këto korrigjime nuk sjellin ndryshime thelbësore në këtë marrëdhënie por janë në përshtatje të dinamikës që ka pësuar tregu i energjisë nën efektin e modelit të ri. Për furnizimin që KESH do t’i sigurojë pranë OSHEE-së formula do të mbetet e njëjtë si edhe më parë ku fillimisht detyrues për prodhuesin kryesor në vend është sasia e energjisë që përcakton kontrata që për vitin 2018 është 3.95 milionë MWh. Kjo përllogaritje bëhet sipas parashikimeve mujore të OSHEE. Pas plotësimit të kërkesës që…