
Vlerësimi i performancës së energjisë në ndërtesa
Vlerësimi i performancës së energjisë në ndërtesa, Risi e projektit “Së bashku një sy për mjedisin” Botuar nga Qendra EDEN me 01 March 2018. Rrjeti i Vigjilencës mjedisore ka marrë guximin për të trajtuar dhe për të sjellë më afër publikut temën e Efiçencës së Energjisë. Në mënyrë jo rastësore fokusi ka qenë pikërisht kjo temë, duke pasur në vëmendje rëndësinë që ka sektori i energjisë në vendin tonë për disa arsye; Që me protestat për ndërtimin e hidrocentraleve, promovimin e burimeve të tjera të rinovueshme, me angazhimin e qeverisë me miratimin e ligjeve në lidhje me eficencën e energjisë apo me performancën e banesave dhe mbi të gjitha me lidhjen që ka ky sektor me përditshmërinë tonë. Shqipëria një vend me klimë mesdhetare karakterizohet dhe nga një dimër i cili…