
Koncesionet për HEC-et nis diskutimi i projektligjit për shpejtimin e procedurave
Koncesionet për HEC-et – Pas 3 muajsh, nis diskutimi i projektligjit për shpejtimin e procedurave Të hënën Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese do të nisë shqyrtimin e projektligjit “Për koncesionet dhe partneritetit publik-privat”, i cili i hap rrugën përshpejtimit të procedurave për dhënien e koncesioneve të HEC-eve. Projektligji është depozituar në Kuvend që në datën 2 nëntor, por nisja e diskutimeve duket se kërkoi mbi 3 muaj kohë. Ndërkaq, referuar ndryshimeve parashikohet që ndërtimi dhe shfrytëzimit i burimeve të energjisë së rinovueshme me kapacitet të instaluar mbi 2MW,të cilat kanë vlerë investimi mbi 100 milionë euro të përjashtohen nga procedurat aktuale të dhënies me koncesion apo partneritetit publik-privat. Sipas relacionit shoqërues, në këtë kategori mund të shqyrtohen në mënyrë specifike ndërtimi i kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike nga hidrocentralet apo…