ICE Albania: Italian Business Mission to Albania – Tiranë 19 Shkurt 2018

ICE- Agjencia për promovimin dhe ndërkombëtarizimin e kompanive italiane dhe Ambasada Italiane në Tiranë, në bashkëpunim me Confindustria (Konfederata e përgjithshme e industrisë italiane), ABI (Shoqata Bankare Italiane), Aleanca e Kooperativave Italiane, Konferenca Italiane e Rajoneve dhe Provincave Autonome, Rrjeti Italian i Biznesit, Unioncamere (Bashkimi Italian i Dhomave të tregtisë, industrisë, zejtarëve dhe bujqësisë), organizojnë në Shqipëri në datën 19 shkurt 2018 një mision sipërmarrjesh italiane me udhëheqje politike.

Misioni promovohet nga Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ministria italiane e Zhvillimit ekonomik dhe do të udhëhiqet nga Nënsekretari italian për Zhvillim Ekonomik, Ivan Scalfarotto.

Sektorët fokus të nismës janë: Infrastruktura; Energjia e rinovueshme dhe green tech technologies; Mekanizimi i bujqësisë, përpunimi i ushqimit dhe packaging, Inovacioni.

Nisma do të zhvillohet në 19 shkurt 2018 pranë Hotel Tirana International mbi bazën e një programi si më poshtë:

  • Business Forum
  • Seminari mbi Programet e Zhvillimit dhe Instrumentat Financiarë
  • 3 workshop-e sektoriale
  • Takime biznesi B2B me kompanitë italiane.

Programi dhe lista e kompanive italiane pjesëmarrëse me përshkrimin përkatës të veprimtarisë, janë të disponueshme në faqen e web-it http://www.albaniaitaly2018.ice.it , përkatësisht seksionet “Programme” dhe “Italian Companies“.

Bizneset e interesuara mund të kryejnë regjistrimin në këtë nismë, si dhe të përzgjedhin kompanitë italiane me interes, nëpërmjet plotësimit të formularit në google form http://www.albaniaitaly2018.ice.it/iscrizione-all-evento, brenda datës 9 shkurt 2018.

Disclaimer: The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “esco@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.