
Bizneset e tensionit 35KV do e blejnë energjinë 7% më lirë në Shkurt
Bizneset e tensionit 35KV do e blejnë energjinë 7% më lirë në Shkurt 90 bizneset që furnizohen në nivelin e tensionit 35 kilovolt do ta blejnë energjinë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) me çmim 8.85 lekë për kilovatorë në muajin shkurt (pa TVSH), sipas burimeve zyrtare të OSHEE. Ky është muaji i dytë që këto biznese me po e blejnë energjinë me çmim të parregulluar. Në krahasim me muajin dhjetor, kur nuk kishte filluar ende liberalizimi i tregut të energjisë, dhe energjia tregtohej me tarifë të përcaktuar prej 9.5 lekë/kvh, çmimi është rreth 7% më i lirë. Kjo lëvizje vjen në kuadër të procesit të liberalizimit të energjisë, të parashikuar në nenin 109 të ligjit 43 të vitit 2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”, i cili parashikonte…