Hapja e negociatave kalon nga tregjet

Hapja e negociatave kalon nga tregjet

Informim
Hapja e negociatave kalon nga tregjet, raporti “Të trokasësh në derën e BE-së përmes Sekretariatit” 22/02/2018 Kur Shqipëria pret edhe pse me nota të vogla optimizmi, që Bashkimi Europian të japë dritën e gjelbër për hapjen e negociatave, një nga insitucionet kyçe me peshë në këtë vendimmarrje ka bërë një përmbledhje të ecurisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për një raport të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë që titullohet “Të trokasësh në derën e BE-së përmes Sekretariatit, integrimi në tregun pan europian të energjisë”. Ky dokument bën një vlerësim të ecurisë së deritanishme që nga nisja e angazhimit mes 6 vendeve të Ballkanit dhe thekson se prej të paktën një dekadë ky komunitet po  luan rolin e lehtësuesit dhe përshpejtuesit të reformave të kërkuara nga BE në sektorin…
Read More
Jo çdo burim ujor duhet të kthehet në energji por HEC-et duhen ndërtuar

Jo çdo burim ujor duhet të kthehet në energji por HEC-et duhen ndërtuar

Informim
Gjiknuri: Jo çdo burim ujor duhet të kthehet në energji por HEC-et duhen ndërtuar 21/02/2018 Përkundër debatit të krijuar me HEC-t, qeveria shqiptare nuk do të heqë dorë nga ndërtimi i tyre. Ministri i Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, shfrytëzoi tryezën e Konsujve të Nderit për të ftuar investitorët të investojnë në hidro-energji. https://www.youtube.com/watch?v=zv1lIbLmWQQ   Gjiknuri: Normal që çdo investim në hidro krijon dhe problemet e saj. Teorikisht Shqipëria mund të ketë vend për 2-3 mijë mega të tjera për të ndërtuar HEC-e por jo çdo burim ujor mund të kthehet në energji.Por nuk duhen stigmatizuar. Shteti do të bëjë të tijën për të siguruar një mjedis të pranueshëm, gradualisht do të shkojmë në një treg të liberalizuar.Duhet të fillojmë të adoptohemi dhe këta investitorë privatë duhet të adaptohen.Ne po punojmë…
Read More
Dy centralet e parë fotovoltaikë marrin miratimin e MIE

Dy centralet e parë fotovoltaikë marrin miratimin e MIE

Informim
Dy centralet e parë fotovoltaikë marrin miratimin e MIE, Enti Rregullator nis procedurat për licencat e prodhimit Dy projektet e para për centrale fotovoltaikë kanë marrë miratimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Tashmë subjektet kanë “trokitur” pranë Entit Rregullator të Energjisë për t’u pajisur me licencë prodhimi. Nga dhjetra e dhjetra projekte të dorëzuara gjatë vitit 2017 në ish-Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë tashmë e Infrastrukturës dhe Energjisë vetëm dy kanë kaluar provën. Enti Rregullator i Energjisë tashmë në mbedhjen e fundit të Bordit të Komisionerëve ka hapur dritën e gjelbër për shqyrtimin e aplikimit e cila do të vijohet nga drejtoria përgjegjëse. Dy subjektet që do investojnë në centrale Subjekti parë që ka aplikuar për licencë prodhimi në ERE është AGE Sunpower. Centrali i këtij subjekti është i…
Read More
Ahmetaj fton biznesin austriak të investojë në Shqipëri

Ahmetaj fton biznesin austriak të investojë në Shqipëri

Aktivitetet, Informim, Përfaqësim
Klima e biznesit, Ahmetaj fton biznesin austriak të investojë në Shqipëri Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, u shpreh gjatë një mëngjesi pune me sipërmarrës austriakë në vendin tonë, se ndonëse volumet tregtare janë rritur gjatë vitit që lame pas, janë përsëri nën potencialin e mundshëm. Po sipas Ahmetajt, ky vit është i rëndësishëm edhe në aspektin politik duke patur parasysh perspektivën europiane të vendit me hapjen e negociatave. Investimet austriake në vendin tonë janë rreth 400 milionë euro nga mbi 50 kompani. Ndërkohë investimet austriake në Shqipëri janë disa herë më të ulëta se ato në Kroaci, Bosnje apo Slloveni. Violeta Shqalsi/SCAN Source: Klima e biznesit, Ahmetaj fton biznesin austriak të investojë në Shqipëri Disclaimer: The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the…
Read More
Derregullimi domosdoshmëri për liberalizimin në tregun e energjisë!

Derregullimi domosdoshmëri për liberalizimin në tregun e energjisë!

* Me kryesore, Hulumtimet, Publikime
Derregullimi domosdoshmëri për liberalizimin në tregun e energjisë! Nga Dr. Lorenc Gordani Tregu i energjisë prej vitesh po ecën drejt liberalizimit! Reforme qe me shume se një detyrim lidhur me agjendën integruese duhet kuptuar si domosdoshmëri për “çlirimin” e energjisë nga monopoli publik. Me gjithë hezitimet, ne finale ky ndryshim do te thotë një fature me e “vogël” për konsumatorin, dhe futje te sektorit në epokën e re të ekonomisë së tregut! Procesi i derregullimit në kontinentin evropian e ka zanafillën në transformimet ekonomike te Anglisë e viteve ’80. Proces i filluar me synim hapjen e mundësive për hyrjen e kapitaleve private dhe rritje te konkurrencës. Pra shumë me larg se procesi i integrimit në vetvete, për të cilën ky vend ka qenë gjithmonë disi indiferent dhe pak i ftohte.…
Read More
HEC-et, Klosi: Ministria do kalojë “në sitë” të gjitha lejet e dhëna

HEC-et, Klosi: Ministria do kalojë “në sitë” të gjitha lejet e dhëna

Informim
HEC-et, Klosi: Ministria do kalojë “në sitë” të gjitha lejet e dhëna Lejet e dhëna për të gjithë hidrocentralet në vend po kalojnë edhe një herë në sitën e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. “Stafet tona tashmë kanë filluar punë për të gjitha lejet mjedisore që janë dhënë për HEC-et. Ne nuk jemi kundër bizneseve, nuk jemi kundër frenimit të iniciativave private në shërbim të industrisë dhe biznesit, por gjetja e një ekuilibri të qëndrueshëm është detyra jonë parësore” – tha ministri Klosi për mediat pas nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Tiranës. Gjatë ditëve të fundit ka pasur një vëmendje të veçantë tek hidrocentralet dhe veçanërisht ato mbi Osum për të cilët u konstatuan parregullsi. Fill pas kësaj kryeministri Edi Rama njoftoi se ato nuk do…
Read More
KESH rekord historik prodhimi – Prurjet e lumenjve favorizojnë hidrocentralet

KESH rekord historik prodhimi – Prurjet e lumenjve favorizojnë hidrocentralet

Informim
KESH rekord historik prodhimi – Prurjet e lumenjve favorizojnë hidrocentralet Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka shënuar dje rekordin historik më të lartë të prodhimit ditor të energjisë prej 28,864,000 kwh. Shifra është bërë e ditur nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, sipas të cilit për herë të fundit një nivel i tillë prodhimi u arrit në Dhjetor të 2010-ës. “Me datë 13.02.2018 Korporata Elektroenergjitke Shqiptare realizoi prodhimin ditor më të lartë historik të saj, prej 28,864,000 kWh duke tejkaluar rekordin ekzistues të prodhimit ditor më të lartë të realizuar në 30 Dhjetor 2010 në sasinë 27,784,000 kWh.” Sipas Gjiknurit, bashkëveprimi i kushteve të favorshme hidrike të kombinuara me performancën e personelit inxhiniero-teknik të KESH kanë qenë edhe faktorët ndikues të cilët kanë sjellë si rezultat këtë nivel të tillë…
Read More
Liberalizimi i tregut të energjisë – Shtyhet procesi për bizneset

Liberalizimi i tregut të energjisë – Shtyhet procesi për bizneset

Informim
Liberalizimi i tregut të energjisë – Shtyhet procesi për bizneset, Gjiknuri: S’kemi afat për bursën  Komisioni parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese ka miratuar në parim ndryshimet në ligjit ”Për sektorin energjetik”, të cilët i hapin rrugën ngritjes së burës së energjisë. Projektligji vendos dhe afate të reja për bizneset që pritet të dalin në treg të lirë, duke e shtyrë këtë proces me 2 vjet. Gjatë diskutimit, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri deklaroi se ky është një hap tejet i rëndësishëm, por nuk ka dha afate konkrete se kur ky entitet do të jetë efektiv. Ngritja e bursës së energjisë është një prej masave në drejtim të liberalizimit të tregut të energjisë, përmes së cilës bizneset do të kenë mundësi të gjejnë më me lehtësi furnizuesit e tyre. Ola…
Read More
Derregullimi, sfida e vërtetë e liberalizimit të sektorit të energjisë

Derregullimi, sfida e vërtetë e liberalizimit të sektorit të energjisë

Hulumtimet, Publikime
Derregullimi, sfida e vërtetë e liberalizimit të sektorit të energjisë Nga Dr. Lorenc Gordani, për Revistën Monitor (Print) Procesi i derregullimit në kontinentin evropian ka filluar së pari në Angli që në fillim vitet ’80. Pra hapja e mundësive për kapitalet private dhe rritja e konkurrencës, më shumë se procesi i integrimit në vetvete, për të cilën ky vend ka qenë gjithmonë disi indiferent dhe pak i tërhequr, ka qenë shtysa kryesore në krijimin e një tregu energjetik (energy pool) shumë më herët se ato të vendeve të tjera të BE-së. Për më tepër, fillimi i procesit të liberalizimit dhe përfundimit të tregut të brendshëm të energjisë nga vendet e tjera të BE-së, pavarësisht nga ndërmarrja “kolosale” e dy komisioneve Delors, do të duhet të priste lancimin e paketës se parë…
Read More
Flet Zv/drejtori i FMN: Pse Shqipëria ka mbetur një nga më të varfërat e Europës, e zgjidh reforma në drejtësi

Flet Zv/drejtori i FMN: Pse Shqipëria ka mbetur një nga më të varfërat e Europës, e zgjidh reforma në drejtësi

Informim
Flet Zv/drejtori i FMN: Pse Shqipëria ka mbetur një nga më të varfërat e Europës, e zgjidh reforma në drejtësi Zyrtari i lartë i FMN-së, që ndodhet këto ditë për një vizitë në Shqipëri, në një intervistë të posaçme për Monitor thotë se tani është koha për të ndërmarrë reforma dhe për të ndërtuar mbrojtjen ekonomike dhe financiare kundër goditjeve të pafavorshme Teksa ekonomia europiane e globale është në fazë rimëkëmbje, ky është momenti më i mirë edhe për qeverinë shqiptare, që të mos vetëkënaqet dhe të përshpejtojë reformat. I këtij mendimi është DMD Tao Zheng, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i FMN-së, i cili është për një vizitë në Tiranë këtë javë. Kjo është vizita e parë e një zyrtari kaq të lartë të FMN-së, që nga viti 2007. Në një…
Read More