
Transparenca në shërbim të mirëmbajtjes së burimeve natyrore, nga Enio Civici
Transparenca në shërbim të mirëmbajtjes së burimeve natyrore, nga Enio Civici 21 Janar 2018 Shqipëria, nën syrin e investitorëve të rëndësishëm vendës dhe të huaj përmban një ftesë shumë interesante nëse flitet për burime. Njerëzore, energjetike, minerale dhe turistike janë krahët e fortë të potencialit të zhvillimit të pjesës jugperëndimore të Gadishullit të Ballkanit. Veçanërisht mineralet dhe pasuritë e tjera energjetike janë burimet të cilat deri më sot kanë krijuar më shumë vlerë dhe të ardhura, si për kompanitë të cilat operojnë në to po ashtu dhe për shtetin shqiptar. Por ashtu, si secili sektor kërkimi dhe prodhimi, burimet natyrore përherë kanë kërkuar rregullim të vazhdueshëm si në këndin administrativ ashtu dhe në atë të transparencës. Në të dyja këndvështrimet zhvillimet nuk kanë qenë të pakta dhe janë ndjerë më…