
AlbEITI prezanton projektet dhe prioritetet për 2018, AlbEITI me 28 Dhjetor 2017
Drejtori i Sekretariatit Kombëtar EITI Z. Ardit Kamberi, prezanton projektet dhe prioritetet për 2018, 28 Dhjetor 2017 Në vitin 2018 Shqipëria ka nisur vitin e pestë të anëtarësimit me të drejta të plota në Iniciativën globale EITI për Transparencë në sektorët e Hidrokarbureve, Minierave dhe Elektro-Energjise, duke u berë i vetmi vend në Rajon, i cili është anëtar i një organizimi global kaq të rëndësishëm. Pjesëmarrja në këtë Organizatë ndërkombëtare, ka shërbyer për njohjen e thelluar të proçesit të monitorimit të trajektores ndërmjet Burimeve natyrore dhe Përfitimit publik, një zinxhir vlerash ku përfshihen kontratat konçesionare, prodhimi, mbledhja e të ardhurave dhe përfitimet sociale dhe mjedisore. Në një takim me gazetarët, Drejtori i Sekretariatit Kombëtar EITI në Shqipëri, z. Ardit Kamberi, ka shpjeguar dhe prioritetet e këtij Sekretariati Kombëtar për vitin…