
Masterplani i gazit, vetëm 85 njësi vendore mund të gëzojnë frytet
Masterplani i gazit, vetëm 85 njësi vendore mund të gëzojnë frytet Prej disa vitesh qeveria lakon gazifikimin si një zgjidhje për sigurinë energjetike të vendit. Masterplani konsiderohet si faza e dytë drejt këtij objektivi në kushtet kur i pari nuk është në dorën e qeverisë por është kusht i domosdoshëm dhe kjo lidhet me përfundimin e gazsjellësit TAP. Gjithsesi gazifikimi nuk do të thotë që do të vendosim tubacione nga Konsipoli në Vermosh dhe çdo familje do të ketë akses në rrjet. Një sipërmarrje e tillë do të kërkonte miliarda euro investime por mbi të gjitha do të kërkonte disa dekada për t’u zbatuar e në fund kjo do të rezultonte jofizibël, pra investimi rrezikon të mos kthehet kurrë. Ndaj në masterplan janë përfshirë vetëm disa njësi vendore që supozohet…