
Tryezë diskutimi me përfaqësues të Këshillit Bashkiak dhe ekspertë të fushës, 1 Dhjetor 2017
Tryezë diskutimi me përfaqësues të Bashkisë Tiranë, Këshillit Bashkiak dhe ekspertë të fushës, Tiranë, 1 dhjetor 2017 U zhvillua ditën e premte takimi me temë “Efiçenca energjetike në qytetin e Tiranës” me përfaqësues të Bashkisë Tiranë, Këshillit Bashkiak, si dhe ekspertë të fushës. Pjesëmarrësit u njohën me të dhënat paraprake të studimit të realizuar nga EcoAlbania dhe Qendra EDEN mbi “varfërinë energjetike” dhe performancën e energjisë në qytetin e Tiranës, si dhe u bënë pjesë e diskutimit mbi mënyrat e interpretimit të këtyre të dhënave dhe hapave konkret që mund të ndërmerren për të adresuar problematikat e ngritura. Përfaqësues të Këshillit Bashkiak shprehën interesin për të marrë informacion më të detajuar mbi studimin si dhe shprehën angazhimin për të ndërmarrë politika për lehtësimin e taksave të ndërtuesve që do të…