EuroElektra merre pjese ne Energy Expo & Forumin e pare midis datave 14-16 Nëntor 2017

[huge_it_slider id=”10″]

Çelen punimet e expo-forumit te parë “Energy Expo & Forum 2017”, Tirane. Aktivitet qe duke filluar nga dita e sotme, 14 nëntor e deri më 16 nëntor, do te mbahet ne Expocity Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastruktures dhe Energjise dhe Bashkine e Tiranës dhe me mbështetjen e përgjithshme te EuroElektra Sh.p.k. dhe Gazesjellesi TAP – Shqipëri.

Energy Expo & Forum 2017 për tre dite radhazi, synon te ekspozoj dhe prezantoj çdo hallke, ide dhe mbështetje, mbi furnizimin, teknologjinë, transmetimin, sistemet, pajisjet, shërbimet, konsulencen, projektet, ekonominë dhe financimin ne fushën e energjisë.

Ne ketë forum EuroElektra Sh.p.k si një nga kompanitë distributore lider te markave ndërkombëtare në sektorin elektrik është prezentë me një nga stendat me te mëdha dhe qendrore. Kompania jone e frymëzuar nga kërkesa e tregut për produkte dhe shërbim cilësor synon të ofroj më të mirën bazuar në faktorët e barasvlershëm: Produkt – Cilësi – Çmim!

Në forum do të trajtohet gjithashtu gjendja aktuale e tregut të energjisë elektrike duke dhëne mundësinë pjesëmarrëseve të ndajnë praktikat më të mira në fushën e energjisë, veçanërisht lidhur me eksperiencat në investimet e energjisë së rinovueshme. Forum qe merr një rëndësi të thelbësore ne mbështetje te zhvillimet aktuale dhe te pritshme te këtij sektori në Shqipëri.

Bashkëngjitur axhenda dhe ftesa e forumit.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.