Politika energjetike si faktor fuqie dhe rritje ekonomike, Dr. Lorenc Gordani, 25 Tetor 2017

Sistemi ynë energjetik është në prag të një revolucioni te pashmangshëm! Ndryshimet klimatike imponojnë kufizime gjithnjë e ne rritje ne lidhje me përdorimin e lëndëve djegëse. Por, nëse energjia e bazuar në lëndë fosile ka qenë një motor i fuqishëm i rritjes, tranzicioni aktuale është një mundësi e “arte” për një zhvillim te gjelbër, nëpërmjet modeleve te reja ekonomike bazuar ne burime me efiçiente, orientuar drejt konsumit proaktive, duke ulur emetimet e mbrojtur mjedisit natyror, etj.

Përballimi i sfidave të tilla nga autoritetet publike kërkon largpamësi dhe qasje të integruar: asetet e energjisë janë jetëgjatë, gjë që e bën të domosdoshme fillimin ne kohe te dekarbonizimin të sistemeve të energjisë! Mbajtja parasysh e parashikimeve te kufizimeve të ardhshëm të karbonit është më e lirë sesa rrezikimi i bllokimit apo i braktisjes se asteve prodhuese. Shqipëria, me potencialin e saj të lartë diellor dhe nevojën për impiante të reja energjetike, ka mundësi e hapjes menjëherë drejt teknologjive te reja e më produktive, ashtu siç është bere e mundur vitet e fundit p.sh. me telefoninë celulare.

Nga një ane nevoja aktuale për shtimin e gjenerimit te energjisë me burime te reja kërkohet të adresohet me shpejtësi! Aktualisht, duket se zgjidhja e vetme qe ofrohet ne praktike konsiston përmes shpërndarjes së burimeve energjetike, ku regjimi i netmetering duket si alternativa me e mire për të ndalë vazhdimin e mbështetjes se rritjes se importit te CO2 nga centralet e vjetër me qymyr te rajonit! Duke qene se kostoja e teknologjive të energjisë së rinovueshme zvogëlohet ne vazhdimësi, dekarbonizimi tërësisht i sistemeve të energjisë elektrike bëhet jo vetëm teknikisht por edhe ekonomikisht i realizueshëm. Për me tepër, ajo sjellë një sërë përfitimesh shtesë për rritjen dhe zhvillimin nëpërmjet inovacionit dhe përmirësimit të sigurisë së energjisë.

Nevoja e dekarbonizimit te sa me hershëm nuk duhet të errësohet nga fakti se ndryshimet strukturore janë politikisht të vështira apo te kufizohet nga kostot e rregullimit afatshkurtër. Është e vërtet se ka shume boshllëqe të rëndësishme në njohuri, që lidhen me kuptimin më të mirë të implikimeve ekonomike dhe identifikimin modele që përqasin më mirë politikat klimatike. Gjithsesi, investimet në Pv jo vetëm do te zvogëlonin varësinë nga luhatjet atmosferike, por edhe do te de-lokalizonin prodhimin e energjisë nga veriu në pjesën tjetër të vendit. Për më tepër, në kontekstin shqiptar me humbje të mëdha të rrjetit, ato kanë një avantazh të pakrahasueshëm konkurrues nëse përdoren për vetëkonsum aty ku është nevoja e drejtpërdrejtë e përdorimit te tyre.

Gjithsesi ne mbyllje, shikohet e rëndësishme te sillet një nga studimet me të fundit mbi përballimin e kërkesës për energji në Evropë në dekadën e ardhshme, ENTSO-E konsideron “Gjenerimin, jo si faktor te vetëm për sigurinë evropiane të furnizimit me energji elektrike: ndërlidhja, fleksibiliteti dhe koordinimi i politikave janë po aq të rëndësishme“. Kështu vendet e BP6, u pajtuan së fundi në Samitin e Parisit më 4 korrik 2016 mbi Kartën e Qëndrueshmërisë, për të kapur potencialin e tyre të lartë për kursimin dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme nëpërmjet: përmirësimit të administrimit te efikasitetit energjetik; zbatimit te masave mbështetëse “smart” ne përmirësimin e qëndrueshmërisë të sistemeve të energjisë; përmisimin e klimës dhe transparencës se tregjeve të qëndrueshme të energjisë.

Për sa me sipër, duke qene se zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të energjisë është një temë që na bashkon të gjithëve, detyra jonë sot është të sigurojmë sa me shpejt një kuadër të mundshëm për ta bërë këtë të ndodhë në Shqipëri. Një kornizë qe sigurisht përveç investimeve te mëdha ne infrastrukture është e përberë ne mase te madhe edhe përmes “masave te buta” që kërkojnë mbështetjen e të gjithëve për tu vene ne zbatim!

Shënim: Autorësia dhe opinionet e sa me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë nga ESCo Adriatik për të siguruar saktësinë e tij, ai nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “lorenc.gordani@euroelektra.al”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.