Shfrytëzimi i burimeve hidrike midis dilemave teknike dhe politike, Dr Lorenc Gordani, 17 Tetor 2017
Si çdo resurs natyrore edhe ai hidroenergjetike ka limitet e tij dhe natyrshme qe investitorët qe kane hyre te paret kane pasur edhe mundësitë me te mira te përzgjedhjes. Pas viteve ‘90 studimet kane qene te drejtuara me se shumti nga iniciativa private dhe për këtë pjesore: situate e cila krijon edhe një barriere për te vlerësuar ne mënyre reale kuadrin e përgjithshëm aktuale!
Por dilemës se shtrua mund t’i përgjigjemi duke ju referuar nga një ane faktit qe nga kapacitetet e dhëna, aktualisht është ndërtuar vetëm rreth ¼ (Raporti ERE 2017: 561 nga 2200 MW) dhe nga analizat krahasuese neper studimet me te fundit siç p.sh. Masterplani Rajonal për Sektorin Hidroenergjetikë, mbetemi një nga vendet me interesante dhe te paktën mund te dyfishojmë kapacitetin e instaluar deri ne 2030.
Ne fund te fundit investimet ne energji janë nder me komplekset, dhe kalojnë paraprakisht përmes një procedure te gjate burokratike dhe shumëllojshmëri hallkash vlerësimi (përmbi 10-12 institucione dhe agjenci me një total 15-20 lejesh komplekse). Për me shume, ne varësi te fakti se kemi te bëjmë me projekte te dhëna ne partnership (PPP), pra shume do te varet nga vlerësimet profesionale dhe te balancuara midis interesave te ndryshëm nga institucione publike.
Kështu ne mbyllje duke perifrazuar një shprehje te njohur me pak nota humori, mbi sa këtu mund te parashikojmë se si “koha e gurit nuk mbaroi për mungese te këtyre te fundit” edhe koha e shfrytëzimet te potencialit hidroenergjetikë nuk do te thotë qe do te mbyllet pikërisht thjeshte prej ezurimit te kapacitet teknik te tyre!
Disclaimer: The consultation of this article can be made through its original source. The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “info@albaniaenergy.org”.