Teknologjia fotovoltaike një mundësi e re edhe për individët, krahas sipërmarrjes, Dr. Lorenc Gordani, 9 Tetor 2017

Përveç impianteve për te shitje energjie, interesi është duke u rritur edhe për skemat e matjes neto për vet-prodhim. Një nga specifikat e burimeve fotovoltaik është fleksibiliteti ne implementim, duke bere qe te identifikohen ne gjuhen teknike si resurse energjetike te shpërndara (DER). Për me tepër edhe synimi i rishikimit te ligjit te energjive te rinovueshme ishte përshtatja me direktivën e energjive te rinovueshme (RED) qe synon rritjen e konsumit te këtyre burime.

Kështu se pari, me ligjin e ri erdhi hapja e mundësisë për vet-prodhim në regjimin e njohur si matje neto (apo NetMeeting), për familjet dhe kompanitë deri në 500 kW. Një praktike qe ofrohet përmes një procedure të thjeshtuar (për me shume shih ne formën e një prezantimi), e ngjashme me atë te lidhjes se re, dhe mund te rezultojë me vënien ne pune ne rreth vetëm 30 ditë duke aplikuar pranë furnizuesit e energjisë elektrike (OSHEE-s).

Sipas sa sjelle nga Elton Çekrezi, Drejtor Ekzekutiv i EuroElektra sh.p.k. ne këshilla për biznesin për të përgjysmuar faturën e energjisë, Revista Monitor, 12 Gusht 2017, lidhur me praktiken e EuroElektres dhe interesin e këtyre investime për familjaret, rezulton se edhe se ne bote flitet prej vitesh për përfitimet nga energjia diellore, ne vend ende ka njohuri të vakëta kur bie fjala për masën e gjerë dhe jo të gjithë e kuptojnë potencialin qe sa me sipër mbarte ne praktike.

Kështu po të bëjmë një llogari për një familjar, që paguan 10 mijë lekë në muaj, duke futur ngrohje-ftohje pa kursyer. Nëse me këto 10 mijë lekë do te merrte një kredi, do të paguaje 10 mijë lekë plus 3 për qind për 6-7 vite. Pyetja është a nuk do të ishte më mirë që pas 8 vitesh të ketë përfituar energjinë falas sesa t’i paguaj gjate këtyre 8 viteve dhe përtej tyre, me çmime që mund të jenë ndoshta dhe më të larta?

Aktualisht, pavarësisht nevojës për disa plotësime tekniko-administrative, sapo instalohet një sistem fotovoltaik, i cili ne te ardhmen mund te zgjerohet dhe kthehet ne hibrid, biznesi apo konsumatori familjare fillon te kursej nga faturat e energjisë elektrike dhe rrit njëkohësisht dhe sigurinë energjetikë. Për me tepër, kur ky sistem hynë në rrjet, mund te mbulohen te tere nevojat vetjake duke e rritur me tej edhe përfitimin ekonomik. Ne çdo rast sa me sipër (pra e bere me mbështetjen e projeksionet e sotme) e mbron investitorin nga çfarë do rritje e çmimit të energjisë elektrike në të ardhmen.

Disclaimer: The consultation of this article can be made through its original source. The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.