Efektet e bursës se energjisë mbi burimet e energjive te rinovueshme, Dr. Lorenc Gordani, 08 Tetor 2017

Bursa është një pjesë e rëndësishme e kuadrit te ri ligjore për sektorin e energjisë elektrike, dhe vjen si pjese e agjendës integruese te vendit ne tregun e brendshëm te energjisë (IEM) te BE-se. Ne kuadër te angazhimeve te ndërmarra se fundmi ne 2012, Shqipëria ishte një nder vendet e para qe implementoi paketën e 3 te energjisë ne 2015. Implementim qe ka ardhur me asistencën me te mire te institucioneve politike dhe financiare ndërkombëtare, dhe veçanërisht lidhur me tregun ndjekur me atë te WB/IFC-n (përmes Nord Pool Consulting dhe LDK), dhe ligjin e energjive te rinovueshme te USAID-it (Engility), dhe ne çdo rast ne bashkërendim te ngushte me EnC-ne.

E pare nga prizëmi i adoptimit te kuadrit te ri ligjore për energjitë e rinovueshme, sa me sipër vjen për t’u përshtatur me ndryshimet ne vazhdimësi dhe me synim tё nxite zhvillimin e tregut tё energjisë elektrike nga burime të rinovueshme duke permisuar transparencën. Ne këtë kuadër fokus i veçante lidhet me plotësimin e nevojës energjetike duke zbatuar praktikat më të mira te ankandit me ane te venies ne praktik te parimit te “kostos më të ulët”, dhe aktivizuar investimet private me logjike ekonomike, etj.

Referuar teknologjisë se investimeve, bursa favorizon ndërtimin e HEC-ve te mesëm ose mëdhenj te cilët janë me dige. Gjithashtu po ti referohemi rregullave te tregut por edhe rregullores mbi transparencë publikuar së fundmi nga Enti Rregullator i Energjisë, përcaktohet edhe mënyrën sesi do të veprohet me prodhuesit e energjisë diellore dhe asaj nga era. Këto dy kategori do të bëhen pjesë e bursës dhe e raportimit sipas rregullave të transparencës në momentin që prodhimi i tyre do të arrijë sa 5 për qind e prodhimit total të energjisë në vend.

Për me tepër bursa do ule disa kosto duke hapur njëkohësisht modele te reja biznesi p.sh. lidhur me tregun e balancimit (për prodhuesit e vegjël jo më vonë se data 31 dhjetor 2022) duke hequr përgjegjësin nga prodhuesi publike. Për me shume, për impiante aktualisht ne shfrytëzim, ekziston mundësia e optimit për te shitur një pjese ose dhe për te hequr dore përfundimisht dhe dale ne treg te lire. Dhe ne mënyre definitive për impiante e aprovuar për ndërtim kjo duhet te vije brenda 2020 qe te ruajnë PPA-te pra pjesën me kryesore te statusit te prodhuesve me përparësi.

Disclaimer: The consultation of this article can be made through its original source. The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While every effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of which publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, we offer to direct communication through “info@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.