OSHEE, rriten arkëtimet 1.5 mild, paguhen 98.8% e faturave, Angelo Haruni/SCAN, 21 Gusht 2017

OSHEE, rriten arkëtimet 1.5 mild, paguhen 98.8% e faturave, Angelo Haruni/SCAN, 21 Gusht 2017

Informim
Performanca e OSHEE për 7-mujorin – 1.5 miliardë lekë më shumë të arkëtuara, paguhen 98.8% e faturave, Angelo Haruni/SCAN, 21 Gusht 2017 Kohërat kur shqiptarët nuk paguanin faturat e energjisë elektrike duken tashmë shumë të largëta, teksa sot ndërgjegjësimi për të shlyer detyrimet është shumë i lartë. Konsumatorët e energjisë elektrike kanë derdhur në arkat e OSHEE për periudhën Janar-Korrik 37.1 miliardë lekë, ose 4.2% më shumë se një vit më parë. Norma e arkëtimit ndaj faturës pararendëse ka arritur për këtë periudhë në 98.8%, një shifër pothuajse perfekte dhe shumë e larta krahasuar me nivelin 73% të katër viteve më parë. Kontrollet në terren kanë rezultuar efektive në uljen e abuzimeve dhe sasisa e energjisë së shitur shënoi për këtë periudhë një rritje me 2.9%. Ndërkohë, humbjet për OSHEE,…
Read More
Revolucioni fotovoltaik Shqiptar në shpërthim, nga Lavdosh Ferruni, me 21 Gusht 2017

Revolucioni fotovoltaik Shqiptar në shpërthim, nga Lavdosh Ferruni, me 21 Gusht 2017

Informim
Revolucioni fotovoltaik Shqiptar në shpërthim, nga Lavdosh Ferruni, 21 Gusht 2017 Në fillim të Majit, të këtij viti, kur të gjitha kamerat ishin ne çadrën e “Republikës së re” në boulevard, në Ministrinë e Energjisë u prodhua në heshtje mediatike një lajm i madh, që mund të konsiderohet dita e fillimit të revolucionit fotovoltaik në Shqipëri. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe Kryetari i Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) për Shqipërinë, Matteo Colangeli nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) me qëllim të stimulimit të investimeve të shëndosha në prodhimin e energjisë diellore. Nënshkruar nga BERZHi, që mban përgjegjësi të madhe si financues kryesor për investimin e gabuar të TEC të Vlorës, kjo marrëveshje ka një domethënie të madhe. Kjo marrëveshje konfirmon trendin e zhvillimit të burime të…
Read More
Bie efektiviteti i OSHEE, ulen arkëtimet rriten humbjet për janar-prill 2017, Revista Monitor, 19 Gusht 2017

Bie efektiviteti i OSHEE, ulen arkëtimet rriten humbjet për janar-prill 2017, Revista Monitor, 19 Gusht 2017

Informim
Bie efektiviteti i OSHEE, ulen arkëtimet rriten humbjet për janar-prill 2017, Revista Monitor, 19 Gusht 2017 Humbjet e energjisë në rrjet u rriten në katërmujorin e parë të vitit në 29.3 për qind në krahasim me fundin e vitit 2016, kur ishin 28.04%, teksa u pa se arkëtimet ranë gjithashtu në 92.6 për qind të faturimit nga 93.4 për qind që ishte ky tregues në fund të vitit. Kështu efektiviteti i shitjeve në OSHEE për katërmujorin e parë ra në 65.5% në krahasim me 67.2 për qind në fund të vitit, sipas Burimeve nga Enri Rregullator i Energjisë (ERE). Por burimet nga OSHEE pohojnë se humbjet kanë karakteristikë sezonale. Ata pohojnë se krahasimi i humbjeve duhet bërë sezon me sezon, për shkak të karakteristikave në konsum dhe ne disa linja…
Read More
Situata energjetike – Thatësira ul nivelin e Fierzës në 268m, Entela Barjamaj/SCAN, 19 Gusht 2017

Situata energjetike – Thatësira ul nivelin e Fierzës në 268m, Entela Barjamaj/SCAN, 19 Gusht 2017

Informim
Situata energjetike - Thatësira ul nivelin e Fierzës në 268 metra, Entela Barjamaj/SCAN, 19 Gusht 2017 Temperturat e larta dhe thatësira po thellon më tej problematikën e prodhimit të energjisë elektrike. Në këto kushte, vendi ynë është i detyruar që të importojë rreth 80% të energjisë elektrike. Importi ka kushtuar vetëm dy muajt e fundit rreth 54 milionë euro. Të dhënat e fundit për kaskadën e Drinit reflektojnë një situatë gjithmonë e më kritike sidomos për Fierzën, që është edhe hidrocentrali kryesor. Fierza ka prekur nivelin 268.13 metër, shifër që tregon rënie krahasuar me të dhënat e dy javëve më parë kur regjistronte 269.80 metra. Nga ana tjetër, vihet re një rritje e vogël e prurjeve që dy javë më parë ishin 25 m3/s, ndërkohë që së fundmi këto prurje…
Read More
PV, në katër muaj, 8 aplikime pranë MEI me vlerë 85.4 mln euro, Entela Barjamaj/SCAN, 18 Gusht 2017

PV, në katër muaj, 8 aplikime pranë MEI me vlerë 85.4 mln euro, Entela Barjamaj/SCAN, 18 Gusht 2017

Informim
Kërkesat për parqe fotovoltaikë – Në katër muaj, 8 aplikime pranë MEI me vlerë 85.4 mln euro, Entela Barjamaj/SCAN, 18 Gusht 2017 Pothuajse çdo muaj, pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë ka pasur kërkesa për parqe fotovoltaikë dhe shumica e atyre që aplikojnë janë kompani që ushtrojnë aktivitet në një sektor tjetër që nuk ka lidhje me energjinë. Nga 6 prilli deri më 31 korrik 2017 janë bërë të paktën 8 aplikime për parqe fotovoltaike me fuqi të instaluar deri në 2 megavat. Kompanitë që kanë aplikuar janë biznese të ndryshme nga bujqësia tek elektronika apo agropërpunimi. Në total, vlera e investimeve të parashikuara për parqe dhe centrale fotovoltaike deri më tani është 85.4 milionë euro dhe fuqia e instaluar e parashikuar 113.72 MW. Sipërfaqja e tokës që do të…
Read More
Aplikim për Hidrocentralin e Koravit, pas 8 kërkesave për PV, Angelo Haruni/SCAN, 19 Gusht 2017

Aplikim për Hidrocentralin e Koravit, pas 8 kërkesave për PV, Angelo Haruni/SCAN, 19 Gusht 2017

Informim
HEC-et ende me interes për investitorët – Aplikim për Hidrocentralin e Koravit, pas 8 kërkesave për parqe fotovoltaike, Angelo Haruni/SCAN, 19 Gusht 2017 Impiantet e prodhimit të energjisë elektrike nga dielli kanë marrë një vëmendje të veçantë muajt e fundit, por kjo nuk ka zbehur interesin e bizneseve private për të investuar edhe në hidrocentrale. Ministria e Energjisë dhe Industrisë njoftoi se pranë këtij institucioni ka mbërritur një aplikim për të ndërtuar një HEC me kapacitet prodhues deri në 2 MW. Bëhet fjalë për hidrocentralin e Koravit, i cili do të vendoset në pellgun ujëmbledhës të përroit të Zallit dhe Qyrsakut, degë e lumit Shkumbin në Pogradec. Shoqëria e interesuar është “Deliu 3D”, e cila vepron në fushën e shfrytëzimit të pasurive minerare, përpunimit të mineralit deri në produkt të…
Read More
Fierza, në gjendje kritike edhe pse prurjet dyfishohen, nga Revista Monitor, me 18 Gusht 2017

Fierza, në gjendje kritike edhe pse prurjet dyfishohen, nga Revista Monitor, me 18 Gusht 2017

Informim
Fierza, në gjendje kritike edhe pse prurjet dyfishohen, KESH rriti prodhimin, Revista Monitor, 18 Gusht 2017 Në kushtet kur vendi është duke u furnizuar me energji të importuar dhe OSHEE do të plotësonte një pjesë shtesë me një tender të dytë, KESH ka vendosur të rrisë kontributin e tij me një prodhim disi më të lartë se dy javë më parë. Të dhënat e fundit për kaskadën e Drinit reflektojnë një situatë gjithmonë e më kritike, sidomos për Fierzën, që është edhe hidrocentrali kryesor ndër të tre që janë pjesë përbërëse e saj. Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve duket se nuk po ndihmojnë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, e cila është duke kërkuar një balancë mes menaxhimit me eficencë të rezervës ujore të disponueshme  por edhe garantimit të një sasie…
Read More
Energjia diellore, potenciali i pashfrytëzuar i Europës, botuar nga Top Channel, 10 Gusht 2017

Energjia diellore, potenciali i pashfrytëzuar i Europës, botuar nga Top Channel, 10 Gusht 2017

Informim
Energjia diellore, potenciali i pashfrytëzuar i Europës, Top Channel, 10 Gusht 2017 Përfitimi i Evropës nga energjia diellore është fatkeqësisht i pakët, madje edhe në rajonet jugore të saj, që i gëzohen më gjatë diellit. Ndërsa pjesë të kontinentit janë përballur me një valë të rrezikshme të nxehti, thatësira dhe zjarre në pyje, shifrat tregojnë një entuziazëm të pakët për burimet e energjisë diellore. Sektori në Europë, i dominuar nga vetëm 3 vende, është rritur vitin e shkuar me ritmet më të ulëta të tij për rreth një dekadë, në kontrast të dukshëm me Kinën. Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe kanë rreth 71.5 gigavat energji diellore, rreth 3/4-tat e të gjithë kapacitetit në Europë. Por Spanja e Portugalia, kryeqytetet e të cilave i gëzohen rreth 1.000 orëve më shumë…
Read More
ERE i vë afat OSHEE-se: Pas 30 shtatorit energjia duhet të blihet online, Revista Monitor, 17 Gusht 2017

ERE i vë afat OSHEE-se: Pas 30 shtatorit energjia duhet të blihet online, Revista Monitor, 17 Gusht 2017

Informim
ERE i vë afat OSHEE-se: Pas 30 shtatorit energjia duhet të blihet online, Revista Monitor, 17 Gusht 2017 Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) duhet të ketë bërë gati një platformë për blerjen e energjisë online brenda datës 30 shtator të këtij viti. Sipas një vendimi që Enti Rregullator i Energjisë  kishte marrë në qershor të vitit të kaluar OSHEE duhet të aplikonte blerjet online të energjisë me qëllim uljen e kostove qysh vitin e kaluar, por Operatori i Shpërndarjes nuk ka mundur ti respektojë këto afate duke aplikuar ankandet me negocim për blerjen e energjisë. OSHEE sh.a. ka raportuar në Entin rregullator se grupi i punës është ngritur me qëllim krijimin e platformës online për blerjen online të energjisë elektrike dhe është hapur procedura me objekt “Ndërtimi i…
Read More
Thatësira ndryshon buxhetin – 3 mld lekë për blerje energjie, Lorenc Rabeta/SCAN, 16 Gusht 2017

Thatësira ndryshon buxhetin – 3 mld lekë për blerje energjie, Lorenc Rabeta/SCAN, 16 Gusht 2017

Informim
Thatësira ndryshon buxhetin - 3 mld lekë për blerje energjie, 500 mln për institucionet e vettingut, Lorenc Rabeta/SCAN, 16 Gusht 2017 Përmes një akti normativ, Këshilli i Ministrave ka ndryshuar mbrëmjen e së mërkurës Buxhetin e Vitit 2017. Duket se shkaku kryesor i ndryshimeve ka të bëjë me emergjencën e furnizimit me energji të shkaktuar nga thatësira e tejzgjatur e kësaj vere. Përmes Aktit Normativ, Qeveria ka rritur me 3 miliardë lekë, afërisht 30 milionë dollarë fondin në dispozicion të blerjes së energjisë elektrike, duke e çuar nga 1,5 miliardë lekë në 4.5 miliardë lekë. Rritje ka shënuar edhe fondi rezervë i qeverisë, i cili nga 1.5 miliardë lekë, shkon në 2.7 miliardë lekë. Deri në 1.2 miliardë lekë të këtij fondi do të përdoren, për raste të paparashikuara të…
Read More