Pronat për investime në vend numëro, në faqen e AIDA-s pak interes, Revista Monitor, 25 Gusht 2017
Në tetorin e kaluar nga ana e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve do të merrej iniciativa e integrimit të një platformë për pronat brenda faqes zyrtare të këtij institucioni.
Bëhej fjalë për 100 prona që do të ishin online me specifikimet e nevojshme për investitorët e interesuar. Pronat ishin shtetërore por nuk përjashtonin edhe përfshirjen e individëve të caktuar që donin të shisnin një truall.
Edhe sot në faqen e AIDA-s gjen në total 103 prona të ndara specifikisht sipas 12 qarqeve pra me një shtim modest prej vetëm tre njësish të reja.
Kjo në rastin më të mirë tregon për një mungesë rifreskimi në të dhëna në rastin më të keq tregon për një mungesë interesi nga ana e qytetarëve për t’u bashkuar platformës së pronave.
Tirana mban edhe rekordin me 21 prona të reklamuara që nisin nga ish fabrika deri tek toka bujqësore ndërkohe që i dyti në listë është Elbasani me 18 prona të hedhura online si mundësi potenciale investimi nga ana e investitorëve të huaj.
Më pak interes duket se ka në Dibër, Lezhë dhe në Shkodër respektivisht të cilat të treja së bashku bëjnë një totale prej 4 pasurish të paluajtshme
Nisma e AIDA-s për platformën e pronave erdhi pas interesit të shfaqur shpesh herë nga investitorë por që në shumë raste pronat rezultojnë me probleme ligjore.
Mungesa e një zgjidhjeve përfundimtare për çështjen e pronave është vënë në dukje shumë shpesh nga institucionet ndërkombëtare që vlerësojnë se kjo ka frenuar investimet.
Janë më qindra çështjet e pronave që kanë përfunduar në Gjykatën e Strasburgut por edhe në gjykatat e të gjitha shkallëve në vend.
Disclaimer: The consultation of this article can be made through its original source. The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “info@albaniaenergy.org”.