
OSHEE hap procedurat për importin e shtatorit, ja sa energji kërkon, Revista Monitor, 23 Gusht 2017
OSHEE hap procedurat për importin e shtatorit, ja sa energji kërkon, Revista Monitor, 23 Gusht 2017 Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike hapi procedurat për importin e energjisë në shtator. Kjo vjen vetëm pak ditë pas hapjes së të njëjtës procedurë nga ana e Korporatës Elektroenergjitë Shqiptare. Sipas burimeve zyrtare KESH do të sigurojë vetëm pjesën që i takon dhe që është prodhim i munguar për shkak të remonteve në turbinat e hidrocentraleve. Kjo do të bëjë që sasia të jetë modeste në raport me kërkesën reale që duhet për të plotësuar konsumin. Edhe kredia e autorizuar nga Banka Botërore prej 22.4 milionë euro nuk mund të përdoret menjëherë por në disa transhe. OSHEE njoftoi se do të presë oferta nga kompanitë e interesuara për tre opsione furnizim. Afati për…