Përkeqësohet bilanci i energjisë, ulet prodhimi 20% rritet konsumi me 14%, Revista Monitor, 21 Gusht 2017
Prodhimi i energjisë, po reflekton këtë vit përkeqësim të balancës për shkak të mungesës së reshjeve që kanë ulur prodhimin energjisë nën mesataren historike. Kjo vjen pas suficitit në raport me konsumin vitin e kaluar.
Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), prodhimi i energjisë në katërmujorin e parë të vitit 2017 ka rënë me 20 për qind. Nga 2,6 mln MW/h që u prodhuan vitin e kaluar gjatë janar-prill 2016, në të njëjtën periudhë të këtij viti u prodhuan 2,1 milionë MW/h ose 537 MW/h më pak. Por situata është përkeqësuar edhe më shumë në katër mujorin e dytë pasi prodhimi i brendshëm është ulur edhe me tej nga rënia e rezervave ujore ne basene, teksa konsumi është rritur prej motit të nxehtë dhe kulmit në të cilin ndodhet sezoni turistik.
Katërmujori shënoi një rritje vjetore të paktën me 14% të konsumit të energjisë, për shkak të rritjes së konsumit në kategorinë e bizneseve i nxitur nga rivënia në punë e një prej konsumatorëve me të mëdhenj të energjisë rafinerisë së ARMO-s dhe riaktivizimit të Kurum.
Energjia elektrike përveçse ne rëndësinë që ka në jetën e përditshme si një mall konsumi i domosdoshëm është një tregues me ndjeshmëri të lartë në parametrat makroekonomik. Mungesa e prodhimit vendas dhe zëvendësimi me importe gjatë kësaj vere i ka shkaktuar Operatorit të Shpërndarjes rreth 55 milionë euro shpenzime. Teksa qeveria ndryshoi me urgjencë buxhetin e 2017 për të alokuar një shumë prej 3 miliardë eurosh për importin e energjisë gjatë muajit shtator.
Rritja e importeve të energjisë ka thelluar deficitin tregtar dhe shtron nevojën për të këmbyer më shumë lekë më euro, duke ndikuar edhe kursin e këmbimit.
Veç kësaj kompanitë e energjetikes si në sektorin publik dhe atë privat do të kenë fitime më të ulta për shkak të volumeve të shitjeve nga prodhimi i brendshëm. Janë së paku 110 HEC të vogla në prodhim që zotërohen nga bizneset të cilat këtë vit po përballen me një rënie drastike të prodhimit. Prodhimi i energjisë është i varur tërësisht nga reshjet, teksa përpjekje për të diversifikuar tregun e prodhimit kanë dështuar.
Tabela e prodhimit te energjisë
Disclaimer: The consultation of this article can be made through its original source. The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “info@albaniaenergy.org”.