
RAB Enterprises – Një tjetër HEC i shtohet listës në MEI, nga Revista Monitor, me 22 Gusht 2017
Një tjetër HEC i shtohet listës, në MEI mbërrin kërkesa e RAB Enterprises, Revista Monitor, 22 Gusht 2017 Një tjetër kompani ka aplikuar pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për ndërtimin e një hidrocentrali me fuqi të instaluar deri në 2 MW. Bëhet fjalë për kompaninë RAB Enterprises sh.p.k. e cila është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e cila ka në objekt të saj mes të tjerash prodhimin e energjisë duke përdorur energjinë e gjelbër si ujë, të lashtat e energjisë, burimet termike, burimeve gjeotermale, e erës, biogazit dhe fotovoltaike si dhe ndërtim, projektim hidrocentralesh studime te fizibilitetit, planit të bizneseve. Kompania ka aplikuar për ndërtimin e dy hidrocentraleve “Lumare 1 dhe 2”, me kapacitet prodhues deri në 2 MW, në pellgun ujëmbledhës të rezervuarve të Lumarës, Bashkia Mallakaster,…