Kërkesat për parqe fotovoltaikë – Në katër muaj, 8 aplikime pranë MEI me vlerë 85.4 mln euro, Entela Barjamaj/SCAN, 18 Gusht 2017
Pothuajse çdo muaj, pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë ka pasur kërkesa për parqe fotovoltaikë dhe shumica e atyre që aplikojnë janë kompani që ushtrojnë aktivitet në një sektor tjetër që nuk ka lidhje me energjinë. Nga 6 prilli deri më 31 korrik 2017 janë bërë të paktën 8 aplikime për parqe fotovoltaike me fuqi të instaluar deri në 2 megavat.
Kompanitë që kanë aplikuar janë biznese të ndryshme nga bujqësia tek elektronika apo agropërpunimi. Në total, vlera e investimeve të parashikuara për parqe dhe centrale fotovoltaike deri më tani është 85.4 milionë euro dhe fuqia e instaluar e parashikuar 113.72 MW. Sipërfaqja e tokës që do të zënë këto parqe llogaritet në 174.08 hektarë. Vitin e kaluar, ishte kompania Novoselë Photovoltaic Power Plant që aplikoi për një park me kapacitet të instaluar prej 50 MW dhe me një vlerë investimi 72 milionë euro.
Projekti do të shtrihej në zonën e Novoselës në Vlorë. Pas saj, në nëntor 2016, do të vinte një kërkesë nga pesë kompani të bëra së bashku GAMMA SOLAR sh.p.k., ALFA ENERGY sh.p.k., BETA ENERGY sh.p.k., DELTA SOLAR sh.p.k. dhe SOLARIS sh.p.k., të cilat aplikuan pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për një park fotovoltaik me kapacitet 50 MW. Por në njoftimin që u bë nga Ministria ky projekt nuk ishte i shoqëruar me një vlerë financiare.
Në prill të këtij viti pas disa rregullimeve ligjore, ato që vërshuan ishin aplikimet për parqe fotovoltaikë deri në 2 MW/h.
Disclaimer: The consultation of this article can be made through its original source. The authorship and the opinion expressed pertain to their specific author. While every effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of which publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, we offer to direct communication through the “info@albaniaenergy.org”.