
Në “ofertë” industria e bakrit – totali i investimit 119 M/USD, Lorenc Rabeta/SCAN, 12 Korrik 2017
Në “ofertë” industria e bakrit – Ministria: Koncesione afatgjata, totali i investimit 119 milionë dollarë, Lorenc Rabeta/SCAN, 12 Korrik 2017 Qeveria ka nxjerrë në ofertë gjithë industrinë e prodhimit e përpunimit të bakrit, në kërkim të investitorëve të huaj apo vendas. Nga maji i këtij viti, Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka bërë publike një ofertë tekniko-tregtare për ofrimin e objekteve të lira minerare dhe përpunuese të industrisë së bakrit për shfrytëzim, zhvillim dhe administrim afatgjatë. Në ofertë Ministria e Energjisë bën edhe një analizë të totalit të investimeve që duhet të bëjnë subjektet e interesuara për të garantuar norma të kënaqshme fitimi në terma afatgjatë. Sipas analizës, në total nevojitet një investim prej 99.5 milionë dollarësh, i cili me një vlere interesi 5 % për periudhë 10-vjeçare investimi arrin…