
Kontroll dhe masa për të gjitha pikat e palicencuara të karburanteve, Bashkia Tirane, 9 Gusht 2017
Kontroll dhe masa për të gjitha pikat e palicencuara të karburanteve, Bashkia Tirane, 9 Gusht 2017 Bashkia e Tiranës ka nisur aksionin për mbylljen e pikave të karburantit, të cilat e ushtrojnë aktivitetin e tyre pa licencë. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, ndoqi nga afër aksionin për mbylljen e një prej pikave të karburantit pranë zonës së Pallatit me Shigjeta, ndërkohë që puna ka vijuar me bllokimin edhe të dy pikave të tjera, një në Sauk dhe një tjetër pranë digës së Liqenit Artificial. Mazniku shprehu vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës për të mbyllur të gjitha ato pika, të cilat nuk respektojnë kriteret ligjore. Ai deklaroi se një situatë e tillë, ku bizneset të cilat shesin karburant, nuk paguajnë detyrimet kundrejt shtetit, nuk mund të vijojë. “Sipas vendimit…