Itali, Këshilli i Ministrave i jep “OK” lidhjes me rrjetin kombëtar, Roel Korkuti/SCAN, 08 Gusht 2017

Itali, Këshilli i Ministrave i jep “OK” lidhjes me rrjetin kombëtar, Roel Korkuti/SCAN, 08 Gusht 2017

Informim
Italia vulos “TAP” – Këshilli i Ministrave i jep “OK” lidhjes me rrjetin kombëtar, Roel Korkuti/SCAN, 08 Gusht 2017 Këshilli i Ministrave në Itali me kërkesë të kryeministrit Paolo Gentiloni ka dhënë autorizimin përfundimtar për të vijuar me punimet e gazsjellësit transadriatik. Nuk bëhet fjalë vetëm për 8 kilometrat e gazsjellësit që do të shtrihen në rajonin e Puglias, por për të gjitha veprat që duhet të ndërtohen për të lidhur këtë gazsjellës mbi 800 kilometra të gjatë me rrjetin kombëtar të gazit në vendin fqinj. Kjo lidhje do të bëhet fillimisht nga komuna e Brindisit. Vendimi i Këshillit të Ministrave vjen pavarësisht përplasjeve të vazhdueshme në Puglia për ndërtimin e gazsjellësit. Njoftimi zyrtar i qeverisë italiane thekson se, ndërtimi do të prekë zonën që lidh territorin e Melendugnos në…
Read More
Fierza drejt pikës së krizës. Mbi 80% e energjisë po importohet, Top Channel, 07 Gusht 2017

Fierza drejt pikës së krizës. Mbi 80% e energjisë po importohet, Top Channel, 07 Gusht 2017

Informim
Fierza drejt pikës së krizës. Mbi 80 përqind e energjisë po importohet, Top Channel, 07 Gusht 2017 Gati 80 përqind e energjisë elektrike që hidhet aktualisht në rrjet vjen nga importi. Thatësira e tejzgjatur ka shterruar nivelin e Fierzës, që të hënën zbriti nën kuotën më të ulët të shfrytëzimit dhe po prodhon me kapacitet minimal. Sipas KESH, niveli në Fierzë aktualisht është 269 metër. Për të mos lejuar rënien e rezervës, korporata po përpunon vetëm prurjet natyrale, prej 20 m3/sek. Kjo sasi energjie shkon për të mbuluar nevojat e OST-së për ruajtjen e parametrave teknikë dhe humbjet në rrjetin e transmetimit dhe shumë pak për furnizimin me energji. Ndërkohë, OSHEE po përgatit një tjetër procedurë për import për muajin gusht, që synon blerjen e 30 mijë megavat/orë, si pasojë…
Read More
KESH do të sigurojë asetet e TEC-it të Vlorës, Angelo Haruni/SCAN, 07 Gusht 2017

KESH do të sigurojë asetet e TEC-it të Vlorës, Angelo Haruni/SCAN, 07 Gusht 2017

Informim
KESH do të sigurojë asetet e TEC-it të Vlorës – Tender 32 milionë lekë për 1 vit, Angelo Haruni/SCAN, 07 Gusht 2017 Pas më shumë se një dekade mosvënieje në funksion, Termocentrali i Vlorës është rikthyer në fokusin e qeverisë. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, e cila ka marrë nën administrim këtë objekt, ka vendosur të sigurojë asetet e këtij TEC-i për një periudhë 1-vjeçare. KESH ka shpallur të hapur garën për tenderin me fond maksimal 32 milionë lekë për sigurimin e godinës dhe pajisjeve nga zjarri, rrufetë, eksplozionet, tërmetet, përmbytja dhe aksidente të tjera. Sipas të dhënave të disponuara nga KESH, vlera totale e këtyre aseteve arrin në 8 miliardë lekë, ku pjesa më e madhe e tyre kanë nevojë për paketën e plotë të sigurimit, ndërsa një pjesë me vlerë…
Read More