
Korridori Jugor i Gazit, i bashkohet projektit edhe BERZH, Scan Tv, 04 Korrik 2017
Korridori Jugor i Gazit, i bashkohet projektit edhe BERZH - Do të financojë 500 milionë dollarë për TANAP, Scan Tv, 04 Korrik 2017 Projektit për ndërtimin e Gazsjellësit Trans-Anatolian do t’i bashkohen edhe një tjetër institucion financiar ndërkombëtar shumë i rëndësishëm si Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. BERZH po konsideron mundësitë e financimit të TANAP, pasi Banka Botërore ka financuar tashmë 800 milionë dollarë, ndërsa Banka Aziatike për Investime në Infrastrukturë ka angazhuar 600 milionë dollarë në këtë projekt. Financimi do të vijë në formën e një kredie prej 500 milionë dollarësh drejt Kompanisë ndërtuese, e garantuar nga Republika e Azerbajxhanit. Kompania me kapital të përbashkët që po ndërton Korridorin Jugor të Gazit zotërohet 51% nga Republika e Azerbajxhanit dhe 49% nga Kompania Shtetërore e Naftës e këtij vendi.…