“Avullon” Fierza, zbret në nivelin 269.89 metra, KESH, nga Revista Monitor, me 31 Korrik 2017

“Avullon” Fierza, zbret në nivelin 269.89 metra, KESH, nga Revista Monitor, me 31 Korrik 2017

Informim
“Avullon” Fierza, zbret në 269.89 metra, KESH: Prodhimi në minimum, OSHEE 1600 MWh në ditë, Revista Monitor, 31 Korrik 2017 Situata në kaskadën e Drinit mbetet kritike. Thatësira ka detyruar KESH që të ulë në minimum prodhimin duke plotësuar vetëm pjesën e humbjeve në transmetim dhe 1600 MWh në ditë për OSHEE. Të dhënat zyrtare të së mërkurës (2 gusht) tregonin se aktualisht liqeni i hidrocentralit të Fierzës ishte në nivelin 269.80 metra një nivel me një rënie krahasuar me pak ditë më parë. Ndërkohe që prurjet janë vetëm 25m3/s. Korporata bëri me dije se do të rishikojë programet e saj ditore dhe mujore të prodhimit në mënyrë që të garantohet operim i vazhdueshëm dhe i sigurt i sistemit ndërkohe që parashikimet në periudhën afatshkurtër nuk janë aspak optimiste dhe…
Read More
Snam, marrëveshje me Albgaz për infrastrukturën e gazit, Revista Monitor, 1 Korrik 2017

Snam, marrëveshje me Albgaz për infrastrukturën e gazit, Revista Monitor, 1 Korrik 2017

Informim
Italiana Snam, marrëveshje me Albgaz për infrastrukturën e gazit, Revista Monitor, 01 Korrik 2017 Kompania italiane e gazit Snam “zbarkon” në tregun shqiptar. Së fundmi, kompania italiane e cila menaxhon rrjetin më të madh të gazsjellësit në Evropë, nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) me Albgaz, kompaninë shqiptare të gazit. Në njoftimin zyrtar të Snam thuhet se të dy kompanitë angazhohen që të rrisin bashkëpunimin për zhvillimin e sistemit infrastrukturor të gazit që do të drejtohet nga shoqëria shqiptare, pas ndërtimit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline. Me anë të këtij memorandumi, Snam Global Solutions me përvojën 75-vjeçare në tregun italian dhe atë evropian të gazit do të mbështesë kompaninë shqiptare Albgaz për të zhvilluar planin e nevojshëm të ngritjes së infrastrukturës, për ta integruar në tregjet e tjera, por edhe për…
Read More
ERE cakton çmimin për PV dhe Eolik ne 100 dhe 76 euro/MWh, Revista Monitor, 2 Korrik 2017

ERE cakton çmimin për PV dhe Eolik ne 100 dhe 76 euro/MWh, Revista Monitor, 2 Korrik 2017

Informim
ERE cakton çmimin për energjinë nga dielli 100 euro/MwH, për atë nga era 76 euro/MwH, Revista Monitor, 02 Korrik 2017 [caption id="attachment_8580" align="alignnone" width="600"] bulb with business background showing concept of success an idea[/caption] Enti Rregullator i Energjisë (ERE) vendosi që çmimi për energjinë që prodhohet nga impiantet fotovoltaikë të jetë në 100 euro/MwH, kurse për parqet eolikë 76 euro/Mwh. Kjo vlen për impiantet fotovoltaikë me kapacitet të instaluar 2 MwH dhe për parqe eolike me kapacitet të instaluar 3MwH. Vendimi Për vitin 2017, çmimi për të gjithë kontraktuesit e ndërtimit të impianteve të jetë: a) për burimet e energjisë PV (Fotovoltaikët) në vlerën 100 Euro/MwH b) për burimet e energjisë nga era (Eolike) 76 Euro/MwH Duke filluar nga viti 2018, për investimet në vijim, ERE, në bazë të grumbullimit…
Read More