
Tjetër park fotovoltaik në Fier, investimi 2.4 milionë euro, nga Revista Monitor, me 31 Korrik 2017
Tjetër park fotovoltaik në Fier, investimi 2.4 milionë euro, Revista Monitor, 31 Korrik 2017 Korriku është mbyllur me një kërkesë të re, për një park fotovoltaik në zonën e Fierit. Ministria e Energjisë dhe Industrisë bëri me dije se operatori që ka shprehur interes është “Hydro Valbona” sh.p.k. Shoqëria ka aplikuar për për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Zonën në “Perëndim të fshatit Topojë (Fier)”me një sipërfaqe totale të projektit rreth 20,000 m2 ku kapaciteti i instaluar do të jetë 2 MW me një vlerë investimi rreth 2.4 milion Euro. Sipas ekstraktit në Qendrën Kombëtare të Biznesit “Hydro Valbona” ka në objekt të saj prodhimin e energjisë elektrike duke shfrytëzuar burimet e energjisë të cilat gjenden në natyrë dhe janë të rinovueshme, si ajo hidrike, diellore, e erës, gjeotermale,…