
Vëmendja e energjisë rikthehet tek HEC-et, Angelo Haruni/SCAN, me 28 Gusht 2017
Vëmendja e energjisë rikthehet tek HEC-et – MEI hap tender për dy hidrocentrale në Gjirokastër, Angelo Haruni/SCAN, 28 Gusht 2017 Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka hapur ditën e hënë procedurat e tenderimit për dy hidrocentrale pranë qytetit të Gjirokastër. Bëhet fjalë për HEC-et “Suha” dhe “Suha e Sipërme”. Për shfrytëzimin hidroenergjitik të pellgut ujëmbledhës të lumit të Suhës, MEI ka parashikuar një kohëzgjatje prej 35 vjetësh, kohë kur kompanitë që do të shpallen fituese do të ndërtojnë dhe operojnë hidrocentralet, para se t’ia transferojnë shtetit. Aplikimet do të priten deri më datë 29 Shtator 2017 pranë Ministrisë së Energjisë, apo në mënyrë elektronike përmes faqes së Agjencisë së Prokurimeve Publike. Fituesi do të përzgjidhet në bazë të një sistemi me pikë, ku peshën kryesore e zë fuqia që do…