Lancohet interkonjeksioni i energjisë Shqipëri – Itali, Angelo Haruni/SCAN, 27 Korrik 2017

Lancohet interkonjeksioni i energjisë Shqipëri – Itali, Angelo Haruni/SCAN, 27 Korrik 2017

* Me kryesore, Informim
“Dritë jeshile” për Linjën nënujore të interkonjeksionit të energjisë elektrike Shqipëri-Itali – Këshilli i Shtetit lejon ndërtimin, Angelo Haruni/SCAN, 27 Korrik 2017 Për disa vite tashmë, ndërtimi i linjës së interkonjeksionit mes brigjeve të Shqipërisë dhe Italisë pengohej nga komunat italiane të Polignano a Mare dhe Casamassima. Këto të fundit kundërshtonin projektin e ministrisë italiane të Zhvillimit Ekonomik dhe një shoqërie të grupit Enel. Ky projekt parashikonte në veçanti shtrirjen në thellësi të detit Adriatik mes Shqipërisë dhe bregdetit të Puglias, një kabull elektrik për qarkullimin e rrymës elektrike, në mënyrë që të rritej fluksi i rrjeti kombëtar elektrik. Këshilli i Shtetit italian, organi më i lartë që merret me zgjidhjen e çështjeve kushtetuese, i ka dhënë tashmë dritën jeshile realizimit të këtij investimi, nga ku përfitojnë të dy vendet.…
Read More
Interes pranë MEI-t për hidrocentralet Kalis” dhe “Zall-Kalis” në Kukës, Scan Tv, 28 Korrik 2017

Interes pranë MEI-t për hidrocentralet Kalis” dhe “Zall-Kalis” në Kukës, Scan Tv, 28 Korrik 2017

Informim
Interes për dy hidrocentrale në Kukës – 2 aplikime pranë MEI për HEC-et “Kalis” dhe “Zall-Kalis”, SCAN TV, 28 Korrik 2017 Janë dy aplikime që kanë ardhur pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë brenda pak ditësh, për të ndërtuar dy hidrocentrale në Kukës me kapacitet prodhues të përbashkët deri në 4 MW. Një nga kërkesat vjen nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive “EPF” dhe “AR-ZA”, për të ndërtuar HEC-in e “Kalisit” me kapacitet 2 MW, i cili gjendet në përroin e Pereshticës, një degë e lumit Drini i Zi. Nga dy partnerët në këtë investim të propozuar, shoqëria “EPF” ka si aktivitet kryesor prodhimin dhe shitjen e energjisë, ndërsa aktiviteti i shoqërisë “AR-ZA” është i përqendruar në instalimin, mirëmbajtjen dhe projektimin e impianteve civile dhe industriale të llojeve të ndryshme.…
Read More