
MEI shpalle fituesit e dy investimeve 10 M/USD në Bushtricë, Revista Monitor, 25 Korrik 2017
MEI shpall fituesit e dy koncesioneve në Bushtricë, vlera e investimit rreth 10 mln USD, Revista Monitor, 25 Korrik 2017 Ministria e Energjisë dhe Industrisë (MEI) shpalli fituesit e dy koncesioneve për hidrocentralin Bushtrica 2 dhe Bushtrica 3, të cilat ishin shpallur për shprehje interesi para dhe gjatë fushatës elektorale. Vlera e investimit për të dy HEC-et llogaritet në rreth 10 milionë USD. Por cilat janë kompanitë që kanë fituar të drejtën për këto koncesione dhe ofertat e tyre që i kanë shpallur fitues. Kujtojmë që sasinë më të madhe të pikëve e merrte fuqia e instaluar e propozuar dhe tarifa koncesionare. Bushtrica 2 Për hidrocentralin Bushtrica 2 janë paraqitur dy oferta. E para nga shoqëria “2T” sh.p.k. që është skualifikuar pasi sipas MEI nuk ka paraqitur dokumentacionin e plotë.…