
Administrativja pezullon auditimin e KLSH-së për Albpetrolin, Shqiptarja.com, 25 Korrik 2017
Administrativja pezullon auditimin e KLSH-së për Albpetrolin, Shqiptarja.com, 25 Korrik 2017 Gjykata e Shkallës së Parë Administrative urdhëroi pezullimin e auditimit të KLSH për ndërmarrjen shtetërore Albpetrol. Prej një muaj KLSH ka nisur auditin në Albpetrol. Inspektorët e KLSH u penguan që të kontrollonin në kompani nga administratori Endri Puka. Albpetrol i është drejtur Gjykatës Administrative për marrjen e masës të pezullimit të përkohshëm të veprimtarisë për auditimin në KLSH. Argumentat që ngre Alpetrol në Gjykatë janë se në muajin shtator kompania do nis procedurat e privatizimit. Sipas Alpetrol, prania e audituesve të KLSH dhe përpilimi i raporteve me shkelje nga ana e KLSH, do të sjellë prishjen e imazhit të kompanisë Alpetrol dhe rrezikimin e dështimit të privatizimit të kësaj kompanie. Ndërsa KLSH ka pretenduar në sallën e gjykimit…