
Hidrocentrali i Lanabregasit 25 mln lekë fitim në muaj, Nertila Doko, 19 Korrik 2017
Hidrocentrali i Lanabregasit - Pullazi: 25 mln lekë fitim në muaj, 50% i kalon UKT, Nertila Doko/SCAN, 19 Korrik 2017 Rreth 25 milionë lekë është fitimi mujor i hidrocentralit të Lanabregas, nga prodhimi i energjisë elektrike. Florian Pullazi, administrator i këtij HEC-i, në një prononcim për SCAN theksoi se, 2016-a ka qenë viti më i mirë i prodhimit të energjisë, rreth 37 milionë kilovat/orë, nga 40 milionë që është kapaciteti në total. Nga fitimi vjetor i vitit të kaluar, 50% i kalojnë pronarit të vetëm të HEC-it të Lanabregasit, Ujësjellës Kanalizime Tiranë. Pullazi shtoi se prodhimi varet nga sasia e ujit dhe se vera është më problematike për shkak të thatësirës. “Teknikisht jemi në punë 8400 orë, në një kohë kur hidrocentralet e tjera në Shqipëri mesa kam unë informacion,…