
Thatësira, të ardhurat e KESH bien me 71% në tremujorin e parë, 19 Korrik 2017
Thatësira, të ardhurat e KESH bien me 71% në tremujorin e parë, 19 Korrik 2017 Mungesa e reshjeve gjatë këtij viti, përveçse ka vënë në vështirësi sigurinë për furnizimin e vendit me energji, ka ndikuar ndjeshëm në përkeqësimin e bilancit financiar të kompanive energjetike. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) raportoi se të ardhurat në tremujorin e parë të vitit 2017 ishin vetëm 1.8 miliardë lekë në krahasim me 6.4 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një rënie 71%. Rënia e të ardhurave dha efekte zinxhir edhe në rënien e fitimeve. Në tremujorin e parë, fitimet neto të KESH ishin 446 milionë lekë, me një rënie vjetore 3%. Edhe pse moti ka vënë në vështirësi aktivitetin e KESH-it, i cili pjesën dërrmuese të të ardhurave i nxjerr…