Park i ri fotovoltaik 2.6 Ha në Fier nga “Osoja-Energy”, Lorenc Rabeta/SCAN, 17 Korrik 2017

Park i ri fotovoltaik 2.6 Ha në Fier nga “Osoja-Energy”, Lorenc Rabeta/SCAN, 17 Korrik 2017

Informim
Park fotovoltaik 2.6 Ha në Fier - Aplikimi i dytë për park fotovoltaik nga “Osoja-Energy”, Lorenc Rabeta/SCAN, 17 Korrik 2017 Pas Shkodrës, një tjetër park që shfrytëzon energjinë diellore pritet të ndërtohet në qytetin e Fierit. Televizioni Scan ka mësuar se Shoqëria “Osoja-Energy” ka shprehur interesin dhe ka paraqitur zyrtarisht pranë Ministrisë së Energjetikes, aplikimin për ndërtimin e një parku fotovoltaik për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, me kapacitet 2 Mega Watt, në zonën “Sheq Marinas”, Fier. Parku do të shtrihet në një sipërfaqe totale prej rreth 2.6 hektarësh, ku kapaciteti i instaluar do të jetë 2 Mega Watt me një vlerë investimi rreth 2 milion Euro. Në faqen e vet zyrtare, Ministria ka lënë një afat 15 ditor për shprehjen e objeksioneve ose komenteve për këtë projekt.…
Read More
Energjia nga dielli, qeveria garant për blerjen, Botuar nga Top Channel me 17 Korrik 2017

Energjia nga dielli, qeveria garant për blerjen, Botuar nga Top Channel me 17 Korrik 2017

Informim
Energjia nga dielli, qeveria garant për blerjen, Botuar nga Top Channel me 17 Korrik 2017 Që vendi të mos përballet në periudhë thatësirash me koston e lartë e të blerjes së energjisë nga importi, qeveria po nxit diversifikimin e burimeve për prodhimin e energjisë, për të zbutur varësinë 100 % nga uji. Ministria e Energjisë thotë se për shkak të klimës, rendimentin më të lartë e ka energjia diellore. Kërkesat e para për prodhues deri në 2 megavat ose sa një hidrocentral i vogël kanë mbërritur. “Ministria ka regjistruar mbi 10 subjekte për dhënien e autorizimeve në mënyrë të përshpejtuar. Nëse procesi vijon normalisht, fillimi i vitit që vjen ose në këtë kohë vitin tjetër do ti kemi të instaluara”, tha Entela Cipa, Ministria Energjise dhe Industrisë. Për këto investime,…
Read More