
5 projektet për të cilat Shqipëria mori mbështetje ne Trieste, Osman Dedja/SCAN, 14 Korrik 2017
Rama në konferencë për mediat për Samitin e Triestes: 5 projektet për të cilat Shqipëria mori mbështetje, Osman Dedja/SCAN, 14 Korrik 2017 Kryeministri Rama ka mbajtur një konferencë për mediat pas Samitit të zhvilluar në Trieste, ku ishin pjesëmarrës liderët e vendeve të rajonit. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se pika e përbashkët e këtij samiti ishte krijimi i një tregu të përbashkët në rajon, duke hequr barrierat penguese dhe jotarifore. “Pika e përbashkët e këtij samiti ishte krijimi i një tregu të përbashkët, si pjesë e rëndësishme e projektit. Rritje e kapaciteteve tona të rajonit për të pasur një treg të përbashkët dhe të gjerë, për një treg importues dhe eksportues në rajon, duke hequr barriera penguese, jotarifore. Nuk përbën absolutisht një lidhje alternative por përkundrazi përbën…