
KESH gati të nisë importet, çlirohet fondi 22.4 mil/euro, Revista Monitor, me 6 Korrik 2017
KESH gati të nisë importet e energjisë, çlirohet fondi 22.4 milionë euro, Revista Monitor, 6 Korrik 2017 KESH mund të përdorë në çdo kohë fondin prej 22.4 milionë euro që është parashikuar në kohë krizash dhe thatësire në projektin e rimëkëmbjes që mbështetet nga Banka Botërore. Vendimi i publikuar në fletoren zyrtare autorizon gjenerimin që të blejë energji për llogari të Furnizuesit të Shërbimit Universal (OSHEE) në kushtet e një viti të pafavorshëm hidrik. “Në raste përjashtimore dhe situata të pafavorshme hidrike, Këshilli i Ministrave mund të vendosë që sasia e nevojshme e energjisë për përmbushjen e kërkesave të klientëve që përfitojnë nga Shërbimi Universal i Furnizimit të sigurohet në tregun e parregulluar nga shoqëria e prodhimit të energjisë elektrike, aksionet e së cilës kontrollohen pjesërisht apo plotësisht nga shteti”…