Oshee garanton furnizimin me energji elektrike për sezonin turistik, Oshee, 04 Korrik 2017
Masat dhe numrat e kontaktit për bregdetin
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka marrë të gjitha masat për të garantuar furnizimin normal për abonentët, dhe në kuadër të sezonit turistik veror, ka ngritur grupet e gatishmërisë përgjatë bregdetit, nga Velipoja deri në Ksamil (përfshi pjesën e liqenit të Ohrit dhe Prespës).
Pas përfundimit të fazës së kryerjes së remonteve gjatë pranverës, OSHEE ka në fokus menaxhimin e furnizimit me drita të zonave bregdetare, duke vendosur 86 punonjës shtesë, për t’iu ardhur në ndihmë drejtorive përkatëse që mbulojnë njësitë turistike.
Gjithsej, në të gjithë vendin, janë vendosur 1800 punonjës, në gatishmëri të plotë 24 orë, pranë fidrave, kabinave të tensionit të mesëm dhe të ulët (TM/TU) që furnizojnë me energji elektrike konsumatorët.
Të organizuar në grupe, punonjësit e OSHEE do të marrin masa për lokalizmin e defekteve në rrjetin shpërndarës, edhe me ndihmën e informacioneve të abonentëve, përmes numrave të kontaktit, për secilën/zonë plazh që mbulon x grup (bashkëlidhur harta me kontaktet).
Janë vendosur grupe të posaçme gatishmëri pranë fidrave të rëndësishëm që furnizojnë hidrovoret, spitalet dhe institucionet e rëndësisë së veçantë të vijës bregdetare.
Është garantuar baza materiale për çdo avari të mundshme si dhe vendosur personel përforcues pranë rrjetit dhe kabinave, për të patur furnizim të rregullt me energji elektrike.
Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.