
Oshee garanton furnizimin me energji elektrike për sezonin turistik, Njoftim për shtyp, 04 Korrik 2017
Oshee garanton furnizimin me energji elektrike për sezonin turistik, Oshee, 04 Korrik 2017 Masat dhe numrat e kontaktit për bregdetin Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka marrë të gjitha masat për të garantuar furnizimin normal për abonentët, dhe në kuadër të sezonit turistik veror, ka ngritur grupet e gatishmërisë përgjatë bregdetit, nga Velipoja deri në Ksamil (përfshi pjesën e liqenit të Ohrit dhe Prespës). Pas përfundimit të fazës së kryerjes së remonteve gjatë pranverës, OSHEE ka në fokus menaxhimin e furnizimit me drita të zonave bregdetare, duke vendosur 86 punonjës shtesë, për t’iu ardhur në ndihmë drejtorive përkatëse që mbulojnë njësitë turistike. Gjithsej, në të gjithë vendin, janë vendosur 1800 punonjës, në gatishmëri të plotë 24 orë, pranë fidrave, kabinave të tensionit të mesëm dhe të ulët (TM/TU) që…