“E braktisën” turqit, qeveria hap garën për koncesionin e HEC Gojan, Revista Monitor, 4 Korrik 2017

Vrulli i koncesioneve të hidrocentraleve nuk ka rënë as pas zgjedhjeve. Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka hapur garën e radhës për hidrocentralin e Gojanit mbi lumin Fan i Madh në zonën e Mirditës.

“Interesi për shfrytëzimin hidroenergjetik është për ujërat e lumit Fan i Madh, midis kuotave 425 metra mbi nivelin e detit deri në 301 metra mbi nivelin e detit duke respektuar kushtet teknike të projektimit dhe moscenimit të objekteve që parashikohen të ndërtohen në këtë pellg ujëmbledhës” thuhet në specifikimet teknike të ministrisë.

Konceisoni i HEC Gojan nuk është i ri. Ai i përket grupit të hidrocentraleve të dhëna nën një kontratë koncesionare nga ish-qeveria Berisha. Kjo kontratë përfshinte pesë hidrocentrale: Gojan, Gjegjan, Peshqesh, Ura e Fanit, Fangu.

Por në fund të vitit 2016 Ministria e Energjisë dhe Industrisë së bashku me kompaninë turke Ayen AS Energji, që është edhe kompania që ka fituar të drejtën e kësaj kontrate ranë dakord që, nga 5 HEC-e, numri të reduktohej në tre: Peshqesh, Ura e Fanit dhe Fangu.

“Shoqërisë Ayen as Energji sh.a. gjatë hartimit të projektzbatimit të objektit i rezultuan zgjidhje më të leverdishme tekniko-ekonomike për ndërtimin e hidrocentraleve” argumentonte MEI në një projektvendim që sanksiononte ndryshimin e kontratës me kompaninë në fund të vitit 2016.

Në total për tre hidrocentralet turqit kanë parashikuar që të investojnë mbi 210 milionë euro ndërkohe që fuqia e instaluar do të jetë 109 MW. Nga kontrata fillestare duket se dy hidrocentralet që u braktisën nga Ayen do të trajtohen më vete dhe procedura e parë ka nisur për HEC Gojan.

Kompanitë e interesuara duhet të paraqesin ofertat e tyre brenda datës 31 korrik ndërkohë që në vlerësim, pjesën më të madhe të pikëve e zë fuqia e instaluar dhe më pas tarifa koncesionare dhe analiza ekonomike e bërë nga kompania.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.