Miratimi i Bursës – Bordi i AMF vendos të hënën, Ersuin Shehu/SCAN, 01 Korrik 2017

Bordi Drejtues i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare pritet të licencojë të hënën bursën e parë private në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar, në rendin e ditës së mbledhjes së datës 3 korrik do të jetë edhe licencimi i shoqërisë “Bursa shqiptare e titujve – ALSE”.

Aplikimi i kësaj shoqërie është paraqitur pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare prej më shumë se një viti dhe, pas shumë vonesash, pritet që më së fundi të marrë dritën e gjelbër nga autoriteti që rregullon tregun financiar jo bankar në vend.

Kjo nismë mbështetet nga disa institucione financiare të suksesshme në tregun financiar vendas.

Zhvillimet e viteve të fundit kanë treguar se tregu shqiptar mund të jetë për herë të parë gati për një bursë funksionale. Shtrëngimi i kreditimit gjatë periudhës së krizës ka rritur te biznesi nevojën për të siguruar financime me instrumente alternative.

Tashmë, janë disa kompani private që aplikojnë huamarrjen përmes titujve të borxhit, si obligacionet apo dëftesat tregtare.

Nga ana tjetër, tregu kërkon alternativa me kthim më të lartë investimi, duke pasur parasysh se politika monetare stimuluese që po mbizotëron gjithë ekonominë europiane i ka ulur interesat e depozitave dhe bonove qeveritare në minimumet historike.

Në mungesë të një burse, shumë individë po aventurohen me investime në bursat online, duke punuar me ndërmjetës që jo gjithmonë kanë rezultuar të besueshëm.

Kjo tregon që në tregun financiar ekziston tashmë një ofertë dhe kërkesë potenciale për instrumentet e bursës.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.