TEC-i i Vlorës një mundësi e mire jo vetëm për te ulur varësinë nga importi i shtrenjte por edhe për te krijuar te ardhura shtese për ekonominë, Dr. Lorenc Gordani, 02 Korrik 2017
Rënia e nivelit të ujit në basenin e Fierzës ka rikthyer fuqishëm importet e energjisë këtë verë. Importet nga OSHEE shënuan rekordin e viteve të fundit duke tenderuar 16 milionë euro vetëm për muajin korrik. Vitin e fundit ishte vënë re një stabilizim i çmimeve të importit i harmonizuar me bursat. Po tenderi i fundit i OSHEE për muajin korrik faturoi një çmim mesatar 56.95 euro për MW. Çmime te cilat ne ditët e ftohta te po këtij viti ne tregjet rajonale te energjisë arritën vlerën mbi 200 euro për MW.
Ne fakt sa me sipër mund te menaxhohet shume lehte duke u kthyer ne një mundësi për përfitime shtese me ane te Termocentralit te Vlorës. TEC me cikël te kombinuar te prodhimit te energjisë elektrike, aktualisht prej një blloku rreth 97 MW i cili përbehet nga turbina me gaz 67 MW dhe turbina me avull te tejnxehur 30 MW. Ky termocentral është projektuar dhe ndërtuar ne mënyre te tille qe te punoj me dy lloj lendesh djegëse te alternueshme midis diezel ose gazoili dhe gazi natyror ose GNL.
Nga përllogaritjet me te tre llojet e lendeve djegëse, pra nafte D2, gaz natyror me tubacion dhe GNL, kostoja e prodhimit te energjisë elektrike ne ketë termocentral, qofte me transport detar apo automobilistik ne formën e gazit natyror te lënget, rezulton rreth 36 – 40% me i lire se me nafte diezel. Nga krahasimi i kostos se prodhimit te energjisë elektrike me gaz natyror me tubacion apo me GNL, rezulton se prodhimi me GNL është rreth 7% me i shtrenjte se me gaz natyror.
Termoncentral qe mund te përdoret aktualisht (përtej nevojës se riparimit ne sistemin e ftohjes) fillimisht me GNL dhe me tej me gaz natyror nëpërmjet projektit TAP, duke prodhuar mesatarisht 752 mij MWh energji elektrike ne vit ne gjendjen aktuale d.m.th. me fuqi te instaluar 97 MW dhe rreth 2 milion e 253 mije MWh ne vit për TEC in e zgjeruar me tre blloqe d.m.th. me fuqi te instaluar rreth 291 MW. Përdorim qe do te bënte jo vetëm te largohej çdo hamendesim mbi rrezikun e ndërprerje te energjisë por edhe duke u bere një mundësi për te siguruar te ardhura shtese për buxhetin duke e shitur energjinë hidrike te konservuar ne bursat e sapokrijuara rajonale te energjisë ne momentet e pikut.
Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.