Asetet Albgaz te linjës teknik ekzistuese 264.5 km, Nertila Maho / SCAN, 02 Qershor 2017

Asetet Albgaz te linjës teknik ekzistuese 264.5 km, Nertila Maho / SCAN, 02 Qershor 2017

Informim
Asetet e Albgaz sh.a – Vlerësim teknik linjës ekzistuese 264.5 km, Nertila Maho / SCAN, 02 Qershor 2017 Kompania publike e shpërndarjes së gazit Albgaz sh.a e krijuar me një vendim të veçantë në fund të vitit 2016 ka hyrë në një fazë të re të saj. Kjo lidhet me vlerësimin teknik të aseteve të saj dhe për të hartuar një raport përfundimtar. Kompania që do të përzgjidhet duhet që të bëjë një vlerësim teknik të aseteve të kompanisë si dhe mbështetje me logjistikë dhe instrumenta matës të nevojshëm për kryrjen e këtij shërbimi. Raporti pritet që të jetë gati në fund të vitit ndërkohë që kompania që do të përzgjidhet përmes një procedure konkurruese duhet të përfundojë punën e saj në një afat 90 ditor nga të cilat 70…
Read More
Marrëveshja PS-PD, Haki Mustafa drejtori i ri i OSHEE-së, Publikuar nga Top Channel, 02 Qershor 2017

Marrëveshja PS-PD, Haki Mustafa drejtori i ri i OSHEE-së, Publikuar nga Top Channel, 02 Qershor 2017

Informim
Marrëveshja PS-PD, Haki Mustafa drejtori i ri i OSHEE-së, Top Channel, 02 Qershor 2017 Haki Mustafa është emëruar drejtori i ri i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Ai zëvendëson Adrian Çelën pas marrëveshjes politike PS-PD, ku pjesë ishte edhe ndryshimi i disa drejtorëve të kompanive publike. Burime pranë OSHEE dhe ministrisë së Energjisë bëjnë me dije se Haki Mustafa është takuar sot me drejtoret kryesorë e të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, ndërkohë që detyrën do ta marrë zyrtarisht ditën e hënë.  Më parë zoti Mustafa ka qënë kryetari i njësisë administrative numër 11 në Laprakë, i zgjedhur me vota të Partisë Demokratike. [the-post-grid id="3897" title="Most Read"]
Read More
Potenciali ne energji diellore dhe eolike bazuar ne kostot e gjenerimit, Dr. Lorenc Gordani, 1 Qershor 2017

Potenciali ne energji diellore dhe eolike bazuar ne kostot e gjenerimit, Dr. Lorenc Gordani, 1 Qershor 2017

* Me kryesore, Aktivitetet, Artikuj, Hulumtimet, Informim, Përfaqësim, Publikime
Potenciali ne energji diellore dhe eolike bazuar ne kostot e gjenerimit, Dr. Lorenc Gordani, 1 Qershor 2017 Përpara ndërmarrjes se çdo investime natyrshëm lind pyetja, cili është çmimi i energjisë, dhe cilat janë kostot qe afektojnë investimet në PV dhe Eolik në Shqipëri? Mbi sa me sipër, studimet aktuale me se shumti bazohen ne "LCOE" - Levelized Cost of Energy. Metodologjia e vlerësimit të kostove të energjisë nga burime të rinovueshme mbështetur tek LCOE, e njohur si kosto e nivelit mesatar të energjisë (LEC), do te thotë te përcaktuarit te vlerës aktuale neto e kostos-njësi të energjisë elektrike (kWh) gjatë gjithë jetës së një njësie gjeneruese. Vlere kjo e llogaritur si një vlerësim ekonomik i rendit të parë të kostos së konkurrencës së një sistemi (në këtë rast PV, Eolik)…
Read More
MEI i kërkoi ERE-s: Mos ndrysho tarifat, rëndësi strategjike, Nertila Maho/SCAN, 01 Qershor 2017

MEI i kërkoi ERE-s: Mos ndrysho tarifat, rëndësi strategjike, Nertila Maho/SCAN, 01 Qershor 2017

Informim
Çmimi i energjisë – MEI i kërkoi ERE-s: Mos ndrysho tarifat, rëndësi strategjike, Nertila Maho/SCAN, 01 Qershor 2017      Enti Rregullator i Energjisë vendosi pak ditë më parë që të rrëzonte kërkesën e Operatorit të Sistemit të Transmetimit për rishikim të tarifës së transmetimit. Në fakt ky ent më herët vendosi që për asnjë nga kompanitë e tregut të mos kishte ndryshim duke e argumentuar këtë me një shkresë. Në fakt ERE konsiderohet institucion i pavarur dhe për këtë Ministria vetëm mund të kërkojë me argument por jo të imponojë vendimmarrje. Por cilat ishin argumentat që dha Ministria që ERE të mbante çmime të njëjta energjie? Në shkresën e ministrisë të prillit 2017 drejtuar ERE-s kërkohet mbajtja e të njëjtit regjim tarifor për vitin 2017 për të tre kompanitë, duke u…
Read More
Koncesionet “lumë” – MEI shpall tenderin për “Lunikun”, Nertila Maho/SCAN, 31 Maj 2017

Koncesionet “lumë” – MEI shpall tenderin për “Lunikun”, Nertila Maho/SCAN, 31 Maj 2017

Informim
Koncesionet “lumë” – MEI një procedurë tjetër, shpall tenderin për “Lunikun”, Nertila Maho/SCAN, 31 Maj 2017 Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka shpallur një tjetër procedurë koncesioni dhe këtë herë bëhet fjalë për hidrocentralin e Lunikut. Sipas dokumentave mësohet se hidrocentrali do të jetë në segmentin ujor të pellgut ujëmbledhës të Zallit të Lunikut nga kuota 273 metra mbi nivelin e detit deri në kuotën 492 metra mbi nivelin e detit duke respektuar kushtet teknike të projektimit dhe mos cënimit të objekteve që parashikohen të ndërtohen në këtë pellg ujëmbledhës. Në fakt mbi këtë lumë është parashikuar që të ngrihen të paktën 5 hidrocentrale, referuar raportimeve të mëparshme, por sot mbetet e paqartë si paraqitet situata pasi për dy prej tyre puna ka nisur shumë më herët. Ekspertët ambientalistë kanë…
Read More