
Kesh i rikthehet importit te energjisë me 18 mln euro, Top Channel, 22 Qeshor 2017
Rikthehet importi i energjisë, 18 mln euro për ta blerë nga jashtë, Top Channel, 22 Qeshor 2017 Situata e vështirë hidrike e ka detyruar Operatorin e Shpërndarjes të hapë me shpejtësi procedurat për të nisur importet e energjisë. Top Channel ka mësuar se, OSHEE-ja ka çelur ankandin për të blerë mbi 285 mijë Megavat energji nga importi, për të përballuar furnizimin e vendit me energji për periudhën 28 Qershor-31 Korrik. Rezerva hidrike në kaskadën e Drinit ka rënë në nivele minimale. Sipas të dhënave zyrtare nga Korporata Elektroenergjetike, aktualisht niveli i ujit në liqenin e Fierzës është 15 metra më i ulët sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Paralelisht, prurjet mesatare të ujit për periudhën Janar-Qershor kanë qenë 40 për qind më të ulëta sesa mesatarja dhjetëvjeçare.…