Hidrocentrale të rinj në pritje për t’u ndërtuar, Etleva Xhajanka, ATA me 20 Qershor 2017

Ministria e Energjisë dhe Industrisë (MEI) vijon procedurat për dhënien e koncesioneve të hidrocentraleve. Sipas MEI-t, hidrocentrali i parë është ai i Lusës, që pritet të ndërtohet mbi përroin që mban të njëjtin emër dhe që është degë në pjesën e sipërme të lumit Mat. “Pellgu ujëmbledhës i Lusës ndodhet në krahun e djathtë të rrjedhjes së lumit Mat dhe pjesa e shfrytëzimit përfshin nga pika e burimit deri në kuotën 500 metra mbi nivelin e detit. Listës së hidrocentraleve i shtohet edhe ai i Thanës.

Ky hidrocentral është i tipit pranë digës dhe përdor për prodhimin e energjisë elektrike ujërat e rezervuarit të Thanës, tashmë të ndërtuar dhe të vënë në shfrytëzim prej shume vitesh. Ky rezervuar, nga ana e tij për t’u mbushur dhe për t’u ushqyer me ujë, shfrytëzon ujërat e lumit Devoll”, thuhet në dokumentin e Ministrisë.

Të dy këto hidrocentrale do të jenë të formës partneritet publik- privat me të drejtë shfrytëzimi për 35 vjet dhe pjesën më të madhe të vlerësimit me pikë e merr fuqia e instaluar që do të propozohet. Ofertat duhet të paraqiten brenda datës 17 korrik.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.