
Albminiera nxjerr në ankand 301 mijë kg skrap, Nertila Maho/SCAN, 19 Qershor 2017
Albminiera sh.a – Shoqëria nxjerr në ankand 301 mijë kg skrap, Revista Monitor, Nertila Maho/SCAN, 19 Qershor 2017 Albminiera SH.a, e cila aktualisht ka statusin e shoqërisë në likuidim e sipër, po nxjerr nga magazinat pajisjet e makineritë e mbetura. Ankandi më i fundit i shpallur nga kjo shoqëri, ka të bëjë me shitjen e 301 mijë kilogramëve skrap. Në një njoftim të bërë pranë Agjencisë së Prokurimit Publik bëhet me dije se skrapi është përfituar nga nxjerrja jashtë përdorimit të makinerive, pajisjeve, pjesëve të këmbimit, automjeteve, prej të cilave disa ndodhen gjendje në magazina sipas sektorëve të Albminiera Sh.a në Tiranë, Përrenjas, Pogradec, Korçë dhe Memaliaj ndërsa pjesa tjetër e skrapit ndodhet e instaluar nëpër objekte ndërtimore në administrim të “Albminiera” Sh.a. Vlera fillestare e njoftuar për fillimin e…