Dy koncesione të reja – MEI hap garën, një HEC në Lushnjë dhe një në Dibër, Nertila Maho/SCAN, 16 Qershor 2017

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka vijuar procedurat për dhënien e koncesioneve të hidrocentraleve. Listës së gjatë dhe intensive këtyre muajve të fundit, i janë shtuar edhe dy projekte të tjera për të cilat gara është e hapur dhe pret ofertuesit e radhës.

Bëhet fjalë për një hidrocentral në Lushnjë dhe një tjetër në Qarkun e Dibrës. Hidrocentrali i parë është ai i Lusës që pritet të ndërtohet mbi përroin që mban të njëjtin emër  dhe që është degë në pjesën e sipërme të  lumit Mat.

“Pellgu ujëmbledhës  i  Lusës ndodhet  në  krahun  e  djathtë të rrjedhjes së lumit Mat dhe pjesa e shfrytëzimit përfshin nga pika e burimit deri në kuotën 500 metra mbi nivelin e detit. Listës së hidrocentraleve i shtohet edhe ai i Thanës. Ky hidrocentral është i tipit pranë digës dhe përdor për prodhimin e energjisë elektrike ujërat e rezervuarit të Thanës, tashmë të ndërtuar dhe të vënë në shfrytëzim prej shume vitesh. Ky rezervuar, nga ana e tij për t’u mbushur dhe për t’u ushqyer me ujë, shfrytëzon ujërat e lumit Devoll” thuhet në dokumentin e Ministrisë.

Të dy këto hidrocentrale do të jenë të formës partneritet publik privat me të drejtë shfrytëzimi për 35 vjet dhe pjesën më të madhe të vlerësimit me pikë e merr fuqia e instaluar që do të propozohet. Ofertat duhet të paraqiten brenda datës 17 korrik.

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the editor at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

No post found

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.